Paraditen e së premtes, në sallën e konferencave të UAMD-së, dramaturgu i ri dhe studenti Aldo Mustafa prezantoi veprën e tij të parë "Komedia Gjyqësore".

Për Sara Merdanajn, nga Biblioteka “Farmacia Letrare”, autori rikthen në vëmendje dramaturgjinë, më saktë, rikthen komedinë që është nëngjini e dramës. Duke qenë se çdo dramë ngrihet mbi një konflikt, ai zgjedh ta bëjë sa më të shkurtër komunikimin mes personazheve. Këtë e bën përmes fjalive të shkurtra dhe menjëherë të sjell ndër mend "Parimin e Ajsbergut" (fol pak nënkupto shumë)”.

Ndërsa Arkid Avdullai, përgjegjës biblioteke, në introduktën e tij për librin shprehet se “Aldo Mustafa ka sjellë një komedi me nota sa gazmore, aq edhe satirike. Të shkruash dramë do tepër guxim dhe kërkon gjithashtu shumë impenjim. Dramaturgut, përveç krijimit që i duhet të hedhë në letër dhe harmonisë që duhet t’i japë lidhjes ndërmjet akteve, skenave dhe tejçimit të idesë dhe mesazhit, i duhet të mendojë edhe për detaje skenike”.

Është kënaqësi e veçantë të shohësh studentët e UAMD-së, të kenë nivele të lartë krijimtarie, pune dhe përkushtimi letrar dhe qytetar.