Durrës, zhvillohet faza e dytë e olimpiadës së matematikës për shkollat 9-vjeçare (FOTO+VIDEO)

06/04/2019 - 09:40

Sektori Shkencor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Durrës, organizon sot fazën e dytë të olimpiadës së matematikës në shkallë rrethi në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici”.

Në olimpiadë marrin pjesë mbi 300 nxënës të shkollave publike dhe jo publike, nga klasa e katërt deri në të nëntën, të cilët kanë kaluar fazën e parë në institucionin që ndjekin mësimin.

Në një postim në Facebook, QKF Durrës njofton se këtë vit, finalja e Olimpiadës Ballkanike do të zhvillohet në qytetin e Klinës në Kosovë.

Nxënësit skualifikues të klasës së shtatë, tetë dhe nëntë për në finale, do të konkurojnë për çmimin fitues në datat 17-18-19-20 maj. Olimpiada e matematikës Durrës këtë vit mbush plot 20 vite.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një grup studentësh të Trashëgimisë Kulturore të Universitetit të Tiranës, të shoqëruar nga pedagogët e tyre, zhvilluan dje në Durrës, pr

Nuk është hera e parë që ndodhin gabime në numërimin e votave në Eurovision. Edhe këtë vit, kështu ka ndodhur.

Nxënsit e shkollave 9-vjeçare të qytetit të Durrësit kanë arritur një tjetër sukses në Olimpiadën e 24 të Matematikës që u zhvillua këtë

*30 vjet më parë: Formacioni i harqeve "Jan Kukuzeli" prezantohej me "Stinët" e Vivaldit

Trajnimi “Teknikat tradicionale në ndërtim” vjen tashmë edhe në Durrës!

Holanda fitoi festivalin Eurovision 2019, ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e 18-të.

Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi ka performuar e dyta këtë të shtunë në natën finale të Eurovision.

Jonida Maliqi ka përfunduar me sukses performancën në Tel Aviv dhe është kualifikuar në finalen e Eurovision 2019.