Durrësi, Jan Kukuzeli, Vivaldi dhe dinastia Durazzo, një amanet i pashkruar

21/05/2019 - 14:56

*30 vjet më parë: Formacioni i harqeve "Jan Kukuzeli" prezantohej me "Stinët" e Vivaldit

 17 maj 1989, e mërkurë, ora 19:00, në sallën e teatrit "Aleksandër Moisiu" u prezantua Formacioni i harqeve "Jan Kukuzeli" i përberë nga studentët më brilantë të shkollës së muzikës së Durrësit. Në program një nga veprat madhore të historisë së muzikës: "Katër Stinët" e Antonio Vivaldit. 

Violinisti dhe dirigjenti Florian Vlashi, nga Spanja e ka kujtuar këto ditë koncertin që 30 vjet më parë prezantoi jo vetëm Formacionin e drejtuar prej tij, por edhe veprën e Vivaldit "Stinët" për herë të parë në vendin tonë.

Këto koncerte u kompozuan rreth 1721-shit dhe çuditërisht, pas vdekjes së Vivaldit në 1741-shin, e gjithë vepra e tij ra në harresë – shkruan Florian Vlashi. Por korpusi i dorëshkrimeve të tij, që ishte deri atëhere në bibliotekën e senatorit dhe koleksionistit venedikas Jacobo Soranzo, blihet në 1764-n nga konti Giacomo Durazzo, nga familja e njohur gjenoveze me origjinë nga Durrësi.

27 vëllime, 28.000 partitura.  Këto dorëshkrime me nje vlerë të pallogaritshme për artin universal u ruajtën dhe u trashëguan në arshivat e familjes Durazzo në disa breza, deri sa në periudhën 1926 - 1930 blihen nga Biblioteka Universitare Kombëtare e Torinos.

Kjo muzikë luhet për herë të parë në publik nga violinistja amerikane Olga Rudge në Siena gjatë koncerteve që ajo organizon në "Settimana Vivaldiana" nga 16 - 21 shtator 1939. Pra,  218 vjet pas vdekjes së Vivaldit, bota mahnitet me këto perla falë familjes Durazzo.

Kur 30 vite më parë katër koncertet e "Stineve", përfshi dhe sonetet shoqëruese, u interpetuan për herë të parë në Shqipëri, i takoi Durrësit të ishte i pari t'i dëgjonte në skenë nga muzikantët e tij...

Disa e quajnë rastësi të bukur, disa kombinime yjesh por unë mendoj se janë amanete të vjetra të pashkruara-shkruan violinisti i njohur në arenën ndërkombëtare, duke sjellë më pas emrat e të gjithëpjestarëve të formacionit instrumental.
Historia është histori dhe ajo që nuk kujtohet, harrohet.

"Formacioni i harqeve Jan Kukuzeli" 1989

Violinat:
Nevila Kalaja, Orges Caku, Mirela Liço, Pirro Gjikondi, Parid Subashi, Adelina Hasani, Hektor Llapa.
Violat:
Altin Thanasi, Klodiana Deçolli.
Violonçelat:
Sokol Koka, Rediana Lukaçi.
Kontrabas:
Krenar Dërasa.

Recitues të soneteve:
Odeta Dervishi, Mateo Ziu.

Solist dhe drejtues:
Florian Vlashi 

Kopjuesi i partiturave, profesor Mustafa Turku. 

Kurrë mirënjohja dhe adhurimi ynë për të nuk do të jenë të mjaftueshme, përfundon Florian Vlashi.

Nga Gëzim Kabashi

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

17-vjeçarja Hajrie Dedej, ka prezantuar gjatë këtyre ditëve, ekspozitën e saj të parë.

Mbrëmjen e kësaj të premteje në Durrës do të organizohet një koncert me muzikë tradicionale Bretone.

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur shqiptar ka fituar çmimin "Pak Kyongni" për vitin 2019.

Nga Gëzim Kabashi

Liliana Çika është rikthyer këto ditë në Durrës me një ekspozitë të pazakontë.

Aktori Hysen Bashhysa feston sot 72-vjetorin e lindjes. Ceni, siç e thërrasin thuajse të gjithë lindi më 16 shtator 1947 në Durrës.

Atmosferë festive të jashtëzakonshme ka krijuar në amfiteatrin e Durrësit aktiviteti muzikor Karaoke i organizuar nga Bashkia e qytetit d

Më 12 shtator 2019, në Muzeun Arkeologjik të Durrësit u hap ekspozita “Art 2019” e piktores, skulptores dhe restaurueses së njohur Lilian

Mbrëmjen e kaluar në prani të mjaft artdashësve të kinemasë, në arenën e Amfiteatrit antik të Durrësit u shfaq filmi italian “Un paese qu

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës njofton se mbrëmjen e sotme, 11 shtator 2019, është nata e fundit e projektit të përbashkë