Durrsaku Loer Kume shpallet fitues i “Çmimit Kadare 2019”!

09/06/2019 - 17:06

Durrsaku Loer Kume është shpallur fituesi i madh i “Çmimit Kadare” për vitin 2019. Ai është përfaqësuesi i një gjenerate të re shkrimtarësh, i cili eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare larg komercializmit dhe të zakonshmes në letërsi duke sjellë kështu një përmbledhje me tregime e duke rrëmbyer trofenë.

“Të përzgjidhesha në 10 finalistët e çmimit “Kadare” 2019 ishte në njëfarë mënyre habi dhe shpërblesë.

Sepse, për brezin tim çmimet në Shqipëri janë kthyer prej kohësh në një farsë të madhe, ku cilësohen dy-tre emra në fillim dhe më pas dihet kush e fiton. Skema e përhershme me po ata emra të lakuar e të lashtë në juri ose në kandidim, që i kthejnë favoret njëri-tjetrit.

Ndaj u habita që u prish kjo tabu dhe u kënaqa që këmbëngulja ime prej “kokëshkëmbi”, do të thosha, për të marrë pjesë në konkurs për herë të dytë, dha një rezultat fillestar”, – u shpreh disa javë më parë Loer Kume për suplementin “Leteratura” në Gazetën Liberale.

Pesë veprat që garuan për çmimin e madh të letërsisë janë: Fate Veliaj, Mimoza Hysa, Roland Gjoza, Ylljet Aliçka dhe Loer Kume i cili u shpall sot fitues i “Çmimit Kadare”.

Që prej ditës së djeshme juria e “Çmimit Kadare”, kryesuar nga Bashkim Hoxha në përbërje të së cilës janë shkrimtarët Mehmet Kkraja, Genciana Abazi, Alda Bardhyli dhe Diana Kastrati janë mbledhur në Razmë ku mbajtën dhe mbledhjen finale për të vendosur fituesin i cili është shpallur tashmë.

Ky është viti i pestë i krijimit të “Çmimit Kadare”. Në katër vite më shumë se 100 autorë kanë qenë pjesë e këtij konkursi, ndërsa janë botuar 4 vepra të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqipe, vepra që kanë qenë fituese të këtij çmimi.

I gjithë projekti i çmimit “Kadare” ka një vlerë prej 10 000 eurosh, ku përfshihen: Kontrata individuale me autorin, botimi i veprës, promovimi, e drejta e autorit dhe Ditët Letrare të Razmës.

Dje, bashkë me jurinë në Razmë kanë nisur dhe “Ditët Letrare të Razmës“, mbajtur nga Instituti Europian Pashko.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

17-vjeçarja Hajrie Dedej, ka prezantuar gjatë këtyre ditëve, ekspozitën e saj të parë.

Mbrëmjen e kësaj të premteje në Durrës do të organizohet një koncert me muzikë tradicionale Bretone.

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur shqiptar ka fituar çmimin "Pak Kyongni" për vitin 2019.

Nga Gëzim Kabashi

Liliana Çika është rikthyer këto ditë në Durrës me një ekspozitë të pazakontë.

Aktori Hysen Bashhysa feston sot 72-vjetorin e lindjes. Ceni, siç e thërrasin thuajse të gjithë lindi më 16 shtator 1947 në Durrës.

Atmosferë festive të jashtëzakonshme ka krijuar në amfiteatrin e Durrësit aktiviteti muzikor Karaoke i organizuar nga Bashkia e qytetit d

Më 12 shtator 2019, në Muzeun Arkeologjik të Durrësit u hap ekspozita “Art 2019” e piktores, skulptores dhe restaurueses së njohur Lilian

Mbrëmjen e kaluar në prani të mjaft artdashësve të kinemasë, në arenën e Amfiteatrit antik të Durrësit u shfaq filmi italian “Un paese qu

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës njofton se mbrëmjen e sotme, 11 shtator 2019, është nata e fundit e projektit të përbashkë