Durrsaku Ylli Baro sjell 2 vëllime të reja me tregime (VIDEO)

09/12/2018 - 17:41

Shkrimtari durrsak  Ylli Bare, pas një seriali librash të botuar me tema të shumëllojshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ka dalë së fundmi me 2 botime të veçanta. 

Janë 2 vëllimet me tregime “Jezahel” dhe “Bufi i verbër Zeus” që fillojnë me tema nga Durrësi deri në lashtësinë arakaike. Me këto libra kapiteni i vjetër detit Baro, që pasi ndërpreu lundrimet hapsirave oqeanike, po lundron në një hapsirë të re, në atë të dallgëve të imagjinatës letrare, të cilat i ka derdhur tashmë në rreth 10 libra të  botuar.

Me librin “Jezahel” autori është rikthyer në kujtimet e viteve të rinisë së gjimnazit dhe shokëve konkretë të tij në Durrës, në periudhën kur brezi i rinisë së tij filloi të përthithë flladin e këngëve të perëndimit.

Një nga këto këngë që ndezën fantazinë e këtij brezi ishte edhe kënga “Jezael” e kompleksit “Delirium” fituese e festivalit të 22-të të San Rremos në vitin 1972. Kjo këngë u bë hit edhe për rininë dursake dhe një nga ato të rinj gjimnazistë që e këndonte në shkollë e kudo, ishte edhe Skënder Kacere.

Librin me këtë titull, autori Bare ia kushton Skënder Kaceres, sot inxhinier me kontribut të madh në prgatitjen cilësore të shoferëve. Por që me tregimin e parë të atij libri, autori risjell me të njëjtin titull në mënyrë konçize atmosferën dhe nostalgjinë për ato ditë kur rinia asimiloi dhe këndonte ato këngë që ishin pararendëse të prag festivalit të 11, të anatemuar zyrtarisht nga shteti i diktaturës.  

Në këto botime të realizuara, Ylli Baro flet edhe për mundësitë që i jep një krijuesi qyteti i Durrësit, një nga kulturë-thithësit më aktivë të kulturës së perëndimit ndër vite dhe urë e përhershme kulture e komunikimi me Europën. Ylli ka në proces botimi edhe të disa vëllimeve të tjera interesante përfshirë edhe romanin e parë të tij, pas 10 vëllimeve me tregime.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kartolinë italiane bardhezi. Kjo foto, që shitet në ebay, ka rëndësi dhe për historianët.

Paraditen e së premtes, në sallën e konferencave të UAMD-së, dramaturgu i ri dhe studenti Aldo Mustafa prezantoi veprën e tij të parë "Ko

Sot, në Muzeun Arkeologjik u zhvillua një takim dhe një orë mësimi me studentë të degës së historisë së UAMD, e drejtuar nga zoti Afrim H

Në Galerinë e Arteve Pamore "Nikolet Vasia" në Durrës mbahet e hapur këto ditë një ekspozitë me 20 punime në pikturë, të para viteve '90,

Në një postim në Facebook, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, njofton se në Muzeun Arkeologjik është zhvilluar një koncert a

Janë mbajtur sot homazhet në nder të Harallamb Boshkut, një nga historikët e shahut, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë gjatë një gare

Sot në hollin e teatrit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, do të mbahen homazhet në nder të Harallamb Boshkut, një nga historikët e shahut,

Shoqata “Gruaja e kohës dhe ekonomia” ka vlerësuar sot në një aktivitet të mbajtur 10 gratë më të suksesshme përgjatë një viti në Durrës.

Në ambientet e Galerisë së Arteve Pamore në Durrës u çel mbrëmjen e së mërkurës një ekspozitë mjaft e veçantë me piktura dhe punime dore

Festivali i dhjetë i “Maratonës Rinore” në Durrës është përmbyllur në finalen e 27 shkurtit të organizuar në pallatin e sportit “Ramazan