"E ardhmja është në origjinë", biseda dhe koncert në Muzeun Arkeologjik të Durrrësit (VIDEO)

01/10/2020 - 13:52

Dy arkeologë dhe dy instrumentistë ishin protagonistët e mbrëmjes me titull "E ardhmja është në origjinë", që u organizua në mjediset e Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

Të pranishmit, kryesisht studentë, u njohën me historinë mijëra vjeçare të Durrësit, me personazhet dhe ngjarjet historike të qytetërimit të kësaj zone, përmes rrëfimit të prof. Lida Miraj dhe arkeologut Saimir Shpuza.

Qytetarët e rëndësishëm të Durrësit në shekuj ishin një temë tjetër e bisedës së dy specialistëve.

Koncerti – duo i artistëve Pjetër Guralumi dhe Arven Pjetri u mbështet mbi elementin e zërit njerëzor dhe violonçelit si dëshmitarë të kohës.

Tre veprat e para i përkasin kompozitorëve me prejardhje ilire dhe arbërore, Niketa i Remesianas (335 – 414), Jan Kukuzeli (1280 – 1370) dhe Gjergj Danush Lapaçaja (1495 -  1570).

Materialet e përgatitura nga studiuesi Edmond Buharaja, si dhe duetet e përpunuara prej tij erdhën për dëgjuesit mjaft të arrira teknikisht, duke risjellë atmosferën muzikore mesjetare.

Prof. Pjetër Guralumi në formën e një leksioni konkret prezantoi edhe veprat e autorëve të tjerë si Antonio Vivaldi (1678 – 1741); Johan Sebastian Bach (1685 – 1750) dhe Luigi Bocherini (1743 – 1805).

Instrumentistët nga kryeqyteti interpretuan mjeshtërisht duke nënvizuar edhe periudhat e krijimit të vepprave muzikore, dhe karakteristikat e tyre.

Koncerti u mbyll me kohën e parë të Sinfonisë nr.5 nga Ludvig van Bethoven, e cila fitoi duartrokitjet e të pranishmëve.

G.K.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka ndërruar jetë këtë mbrëmje një nga kompozitorët më të njohur shqiptarë të të gjitha kohërave.

“Dritë për nesër” quhet koncerti homazh i organizuar nga Bashkia Tiranë në sheshin përpara Universitetit të Arteve në nder të viktimave t

Dy instrumentistë shqiptarë mbrëmjen e kaluar ishin protagonistë të një koncerti të organizuar në Sanntiago de Compostela (Spanjë).

Si çdo vit do të zhvillohet Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ku do të marrin pjesë këngëtarë të ndryshëm shqiptarë dhe f

Mjeshtri dhe bilbili i këngës durrsake, Qemal Kërtusha feston sot 89-vjetorin e lindjes së tij.

Presidenti Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne të zhvilluar në Universitetin e Arteve, kompozitorin dhe muzikantin e shqua

· Librat e saj, që janë botuar në Itali nga shtëpia prestigjioze “Bonfirraro Editore”, janë bërë pjesë e kurrikulës universitare ital

Çmimi "Ambasador i Gjuhës Italiane në Shqipëri" këtë vit i është akorduar artistit nga Durrësi Helidon Xhixha.

Filmi shqiptar rinis udhëtimin për t'u përhapur në ekranet e huaja edhe në kohë pandemie.

Grupi i valleve në Qendrën Kulturore Durrës ka triumfuar në Festivalin e 18-të Folklorik Ndërkombëtar të Kërcimit "Ylberi i Prishtinës".