17-vjeçarja Hajrie Dedej, ka prezantuar gjatë këtyre ditëve, ekspozitën e saj të parë. E titulluar "Vështrimi im", ajo ka tërhequr vëmendjen e një numri të lartë vizitorësh, midis tyre edhe turistëve të huaj. Janë 50 punime, që janë prezantuar nga Hajrija, në Galerinë e Arteve Pamore "Nikolet Vasia" të qytetit të Durrësit.

Piktorja e re, e cila sapo ka nisur rrugën e bukur, por njëkohësisht edhe të vështirë të artit, e cilëson këtë ekspozitë si një ngjarje të veçantë dhe mbresëlënëse, që mund të diktojë të ardhmen e saj.

Teknika të ndryshme, në varësi të tematikave, që janë pasqyrim i botës rinore, ku mbizotërojnë ngjyrat e errëta.

Hajrie Dedej është nxënëse e shkollës së mesme të përgjithshme "Naim Frashëri", por që është e apasionuar pas pikturës.

Kjo ekspozitë ishte hapi i parë drejt suksesit.