Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

EMRAT/ Ndahen çmimet, cilët janë triumfuesit e Festivalit Rinor "Epidamnus" në Durrës (VIDEO)

06/04/2021 - 14:50

Këtë të martë janë ndarë çmimet për emrat fitues të kategorisë së pikturës, pjesëmarrës në Festivalin Rinor "Epidamnus" në Durrës.

I kushtëzuar për shkak të pandemisë së Covid-19, eventi kulturor u zhvillua pa prezencën e publikut, vetëm me konkurentët garues në ambientet e teatrit "Aleksandër Moisiu".

Piktorët e ardhshëm paraqitën punimet e tyre të shumëllojshme në dy ekspozita të cilat ishin të ndara për shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme të qytetit bregdetar, publike dhe jo publike.

Kështu, në ekspozitën e shkollave 9-vjeçare, e titulluar "Pranvera Frankofone" , konkuronin 14 institucione arsimore me 22 punime.

Ndërsa në ekspozitën e gjimnazeve, e titulluar "Epidamnus", konkuronin 12 shkolla me 30 punime.

Në përfundim, juria e festivalit e përbërë nga Gentian Sulaj, Zigrida (Berhami) Sulaj dhe Elio Bajramaj vlerësoi me çmime si më poshtë:

EKSPOZITA PIKTURËS "EPIDAMNUS", EDICIONI XII-të

Vendi i parë:  Irma Bajrami, shkolla "Ibrahim Kodra"

Vendi i dytë: Sonja Mustafa, shkolla "Gjergj Kastrioti"

Vendi i dytë: Seadi Duçi, shkolla "Ibrahim Kodra"

Vendi i tretë: A. Biçaku

Vendi i tretë: Filomena Gjuzi, shkolla "Gjergj Kastrioti"

Vendi i tretë: Marilena Marku, shkolla "Besnik Hidri"

Çmim special: Pop Art, shkolla "Naim Frashëri"

EKSPOZITA PIKTURËS "PRANVERA FRANKOFONE"

Vendi i parë: Simona Hushi, shkolla "Hajdar Dushi"

Vendi i dytë: Irsi Cenolli, shkolla "Marie Kaçulini"

Vendi i dytë: Ejona Petohati, shkolla "Turgut Ozal"

Vendi i tretë: Alisa Dervishi,  shkolla "Mihal Ekonomi"

Vendi i tretë: Egis Ismailaj,  shkolla "Migjeni"

Vendi i tretë: Estia Luadhi, shkolla "Mihal Ekonomi"

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për të gjithë besimtarët myslimanë në mbarë botën ka nisur sot muaji i shenjtë i Ramazanit, me rrënjë të lashta dhe rituale shumë të veça

Ditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit u bë inagurimi i MuZEH Lab, muzeut më të ri në qytet.

2 prilli njihet si "Dita botërore e ndërgjegjësimit mbi Autizmin" dhe sot më shumë se kurrë, e gjithë shoqëria duhet të kthejë sytë dhe v

Artisti Arben Kristani ka çelur mbrëmjen e kaluar ekspozitën e tij personale në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” të Durrësit.

Migena Xhaferraj është vetëm një nga artistet e reja premtuese, që mori pjesë në edicionin e 12-të të Maratonës Rinore në Durrës.