EMRAT/ Shpallen fituesit e festivalit "Instrumentisti i vogël" në Durrës. Çuni: Nxënësit treguan që e duan aktivitetin

29/04/2020 - 12:52

Paçka se jemi në kushtet e karantinimit dhe të gjitha shkollat e qendrat kulturore janë të mbyllura që prej marsit, kjo nuk e ka penguar Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës të zhvillojë e finalizojë edicionin e VI të festivalit “Instrumentisti i vogël”.

E organizuar totalisht online përmes rrjeteve sociale, dje janë shpallur edhe instrumentistët fitues sipas kategorive përkatëse: kitare, piano, violinë, fyell, instrumentisti më i mirë, krenaria e festivalit, etj.

Sipas QKF-së Durrës, në datat 20-25 prill, instrumentistët e vegjël nga të gjitha shkollat 9-vjeçare publike dhe jopublike të qytetit të Durrësit, përjashtuar ata të shkollës artistike “Jan Kukuzeli”, dërguan 265 video, nga të cilat u përzgjodhën nga juria për në fazën e mëtejshme 102 instrumentistë, të ndarë sipas kategorive përkatëse.

Edhe pse në kushte shtëpie, dëshira për t’u ushtruar në instrumentet e preferuara, nuk ka munguar. Ashtu siç shprehet edhe drejtori i QKF-së, Avni Çuni, angazhimi masiv i nxënësve tregoi se fëmijët e duan aktivitetetin e mbi të gjitha e duan artin, pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi.

Por si ishte festivali i këtij viti, si asnjëherë më parë i zhvilluar i gjithi online, kur nxënësit ushtroheshin e punonin nga shtëpia në kohën e karantinimit për shkak të pandemisë së Covid-19, dhe vlerësimi u bë po ashtu online.

Në një prononcim për “DurrësLajm”, drejtuesi i QKF-së Durrës Avni Çuni, tregon se pavarësisht kushteve, festivali u arrit të realizohej me sukses e nxënësit morën vlerësimin e duhur.

“Aq sa kemi mundur bashkë me përgjegjësin e sektorit të veprimtarive masive, Arian Plakun, i cili mban këtë detyrë prej 4 vitesh, ne menduam që ta zhvillonim online festivalin këtë vit, ashtu siç kanë bërë disa variante aktivitetesh. Mendoj që u arrit me sukses deri diku, pavarësisht se juria e përbërë nga profesionistë të shkollës së mesme artistike nuk ishte prezente, në këto kushte mendoj që kanë bërë vlerësimin e duhur profesional”, shprehet Çuni.

Drejtuesi i QKF-së duket se ka marrë vendimin e duhur për të mos e shtyrë këtë festival, pasi akiviteti angazhoi fort nxënësit dhe dëshmoi vlera nga ana tjetër.

“Një ndër arsyet që na shtynë ishte edhe për t’i tërhequr nxënësit, për mos t’i shkëputur ata nga arti e për t’i mbajtur aktivë. Pjesëmarrja ka qenë shumë e madhe, kjo tregoi që fëmijët e duan aktivitetin, e duan artin”, tha Çuni.

Olimpiada e matematikës nuk ishte e mundur të zhvillohej, por kjo nuk i ka lënë pa ushtruar nxënësit me prirje në këtë lëndë, pasi vazhdmisht QKF Durrës publikon në faqen e saj në “Facebook”, ushtrime matematikore sipas klasave. Po ashtu aktivë kanë qenë edhe nxënësit e talentuar në artin e të pikturuarit, që kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale punimet e tyre të bëra gjatë kohës së karantinimit në shtëpi.

Juria e përbërë nga Valbona Bihiku, Athinula Çaprazi, Eduart Tereziu, Mira Zhiti përzgjodhën fituesit sipas kategorive përkatëse: kitare, piano, violinë, fyell, instrumentisti më i mirë, krenaria e festivalit, performanca e festivalit, çmimet e para në duo piano dhe duo kitarë, në tastierë, si dhe çmimet inkurajuese, emrat e të cilëve i gjeni në fotot më poshtë.

Të gjithë fituesit mund të tërheqin Certifikatat pranë QKF-së Durrës në dt. 04.05.2020 nga ora 10:00-11:30.

S.L.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, bën një denoncim publik mbi restaurimin e kalave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit nga

Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare këngëtari i njohur dibran, Qerim Sula.

Artisti i madh durrsak, Haxhi Rama feston sot 77-vjetorin e lindjes.

Vazhdon puna për zbatimin e projektit për restaurimin e pjesëve të dëmtuara të murit të kalasë së Durrësit.

Aktorja e mirënjohur durrsake, Aishe Stari feston sot ditëlindjen e saj.

Artisja e njohur shkodrane Rita Ndoci cila jeton prej vitesh në emigracion, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” për shembjen e Te

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore del në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke u shprehur se mund të restaurohet me sukses.

Ka nisur puna për pastrimin e pjesëve të murit të Kalasë së Durrësit që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në vitin 2017, nga sheshi para portit të Durrësit u larguan shtatë skulptura parku, të cilat i hapën rrugë zbatimit të projektit që morri

Ashtu si çdo gjë po ndodh online kohët e fundit për shkak të koronavirusit, e njëjta ka ndodhur edhe me Eurovizionin.