Nën tingujt e këngëve franceze, mbrëmjen e 23 qershorit është zhvilluar koncerti "Festa e Muzikës" në Durrës.

Koncerti i organizuar nga Aleanca Franceze u mbajt në sheshin "Liria" ku e pranishme ishte edhe kandidatja socialiste për bashkinë e Durrësit, Valbona Sako si dhe qytetarë durrsakë.

Këngëtarja franceze erdhi në qytetin bregdetar për të prezantuar këngët me të cilat argëtoi durrsakët e pranishëm me një frymë të freskët dhe origjinale franceze.