Filmi koreano-jugor ”Parasite” fiton Palmën e Artë në Kanë

26/05/2019 - 08:22

Filmi ”Parasite” (“Paraziti”), i regjisorit koreano-jugor Bong Joon fitoi mbrëmjen e së shtunës çmimin Palma e Artë të festivalit prestigjioz të filmit, që zhvillohet në qytetin francez të Kanës.

Filmi “Parasite” shtjellon një dramë familjare, e kombinuar me thriller, për shkak të pabarazive sociale.

“Shumë faleminderit! Jam shumë i nderuar! Kam qenë përherë i frymëzuar nga kinemaja franceze, falënderoj Henri-Georges Clouzot dhe Claude Chabrol”, ishin fjalët e para të regjisorit Bong Joon Ho, i pari kineast koreano-jugor që fiton çmimin prestigjioz francez Palma e Artë.

Ndërkohë, çmimin Aktorja më e Mirë e fitoi anglo-amerikania, Emily Beccham. Aktori më i Mirë u shpall spanjolli, Antonio Banderas.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Regjisori italian Franco Zeffirelli është ndarë nga jeta në moshën 96 vjeçare.

Hapësira nënujore e bregdetit shqiptar ka një trashëgimi kulturore nënujore shumë të pasur, e cila nëse do të dokumentohej, certifikohej

Violinisti i madh durrsak Florian Vlashi njofton në faqen e vet në FB se, së bashku me kompozitorin e shquar durrsak Haig Zacharian, do t

Qemal Vrioni është një figurë interesante intelektuale e Durrësit.

Një thesar me monedha argjendi i zbuluar në Durrës [në vitin 2006?].

Durrsaku Loer Kume është shpallur fituesi i madh i “Çmimit Kadare” për vitin 2019.

*Pas 18 vitesh punë, duke inventarizuar dhe restauruar mbi 6 ton terakota, monedha dhe enë qeramike të zbuluara në Durrës në

Mjeshtri i madh i skenës, një prej themeluesve të teatrit “Aleksandër Moisiu”, Lutfi Hoxha, ka mbushur 85 vjeç.