Drama satirike e producentit suedez Rybwn Wstlund triumfon edhe në edicionin e 29-të të Çmimeve Europiane të Filmit.

“The Square” mori 6 çmime të rëndësishme, ndër të cilat atë për aktorin kryesor më të mirë, për aktorin danez Kles Bang, por edhe për skenarin, regjinë, skenografinë dhe si komedia më e mirë.

Mes çmimeve të tjera, spikat ai i aktores më të mirë që shkoi për gjermanen Paula Beer, në filmin franko-gjerman “Frantz”. Aktorja Maria Scharder fitoi çmimin e publikut në dramën “Stefan Cvajg: Lamtumirë Europë”, një film mbi jetën në arrati të shkrimtarit austriak me origjinë hebreje Stefan Cvajg.

Në qendër të filmit “The Square” është kuratori i një muzeu të artit kontemporan, baba i dy fëmijëve por i divorcuar. Një njeri idealist, të cilit shpeshherë i vihen në provë parimet dhe përfshihet në situata të vështira me njerëz që nuk mendojnë si ai.

Çmimet europiane të filmit konsiderohen si një Oskar i Europës.