Filmi shqiptar Zana do të ketë premierën botërore në Toronto

06/09/2019 - 14:55

Filmi i gjatë artistik “Zana”, prodhim i Kosovës dhe Shqipërisë, nga Antoneta Kastrati, do ta ketë premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto (TIFF), që nisi mbrëmë  dhe do të mbahet deri më 15 shtator.

“Të jesh nga një vend i vogël,” thekson regjisorja Antoneta Kastrati, “dhe t’i përkasësh brezit të parë të kineasteve femra nga Kosova, është nder për mua që ta shfaq filmin tim të parë në një festival kaq të respektuar dhe në mesin kineastëve të mrekullueshëm. Këtë vit shënohet edhe 20 vjetori i Luftës së Kosovës, dhe filmi ‘Zana’ është përpjekja ime e gjatë për të reflektuar në të kaluarën time personale të kohës së luftës. Për mua është shumë e veçantë që për herë të parë arrij ta ndaj këtë histori me një audiencë më të gjerë. TIFF e ka bërë të mundur këtë”.

Filmi “Zana” është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjell një grua të re kosovare, që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës.

Projekti Filmik “Zana” është po ashtu filmi i gjatë në të cilin motra e Antonetës, kinematografja e suksesshme Sevdije Kastrati e ka xhiruar filmin me kamerat dhe lentet e Panavision-it pasi që kanë fituar çmimin the New Filmmaker Grant.

Mbështetësit kryesorë financiarë të filmit janë Qendra Kinematografike të Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision New Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe komuna e Pejës.

Projekti filmik ishte po ashtu pjesëmarrës i Midpoint Feature Launch 2017, fitues i Midpoint Development Award dhe pjesëmarrës i Midpoint Editing Room.

Producent i filmit “Zana” është Casey Cooper Johnson dhe bashkëproducentë Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga Alief.

Në rolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Vedat Bajrami, Çun Lajçi, dhe Ilire Vinca.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Toronto u hap me filmin dokumentar “Once Were Brothers”./KosovaPress

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rivendoset kapaku i ri prej xhami në pusin shekullor te sheshi “Liria” në Durrës.

“Krom dhe luledele” është një roman i cilësuar si himn për të rinjtë e pas viteve 1990.

Prej mëse një viti në protestë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, aktori i njohur Neritan Liçaj, shprehet besimplotë se godi

Jeta kulturore në Durrës nisi në muajin nëntor me një shfaqje që u prit mjaft mirë nga publiku, saqë do të vijë edhe këtë fundjavë për pu

Pasditen e së enjtes, në orën 18.00, në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës do të shfaqet filmi dokumentar “Rikthim në Lajpcig

Diana Ziu dhe bashkëshorti i saj, artisti Vangjel Toçe nuk i kanë kursyer fjalët dhe kritikat kundrejt mënyrës se si Vera Grabocka po tra

Është ndarë nga jeta aktori i teatrit të Durrësit, Josif Koci.

100 artistë nga 60 shtete kanë sjellë krijimet e tyre në një ekspozitë “Vetëpeizazh” në galerinë e arteve “Nikolet Vasia” në Durrës.

Komedia "Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas!" është pritur mjaft mirë në Durrës.

Një fundjavë plot të qeshura premtohet në Durrës pasi në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” do të vihet komedia “Nuk dëgjoj, nuk shikoj