Filmi "Tomka dhe shokët e tij" shfaqet para 40 milionë shikuesve në SHBA

21/10/2020 - 12:38

Filmi shqiptar rinis udhëtimin për t'u përhapur në ekranet e huaja edhe në kohë pandemie. Ditën e djeshme, falë iniciativave të Arkivit Qendror Shtetëror të filmit "Tomka dhe shokët e tij"  i restauruar është shfaqur në ekranin prestigjioz Amerikan, "Turner Classic Movies TCM".

Drejtorja e Arkivit Iris Elezi bën me dije se gjatë këtij aktiviteti është vlerësuar edhe puna e regjisores Xhanfise Keko.

"TCM përzgjodhi Xhanfise Kekon si 'Regjisorja e javës'. Të festojmë së bashku fuqinë e kinemasë dhe restaurimit, që u mundësua nga Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP) dhe Biblioteka e Kongresit Amerikan", shprehet ajo.

Filmi "Tomka dhe shokët e tij" i restauruar nga Biblioteka e Kongresit Amerikan u realizua në vitin 1977, në Kinostudion "Shqipëria e re". Si një nga filmat shqiptar më të suksesshëm për fëmijë, skenari i tij është shkruar nga shkrimtari Nasho Jorgaqi. Ndërsa muzika është kompozuar nga Aleksandër Lalo, dhe dirigjuar nga mjeshtri Ferdinand Deda.

Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana e ka cilësuar një humbje të madhe për artin, ndarjen nga jeta të regjisorit Mu

Me afrimin e Festivalit të Këngës në RTSH, fillohet dalëngadalë të ndihet edhe atmosfera e Eurovizionit.

Edicioni i 23-të i Panairit këtë vit u zhvillua online por edhe përmes aktiviteteve në terren organizuar nga shtëpitë botuese.

Një tjetër artist i njohur nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-19.

Është ndarë sot nga jeta në moshën 85 vjeçare bilbili i këngës popullore, Sali Brari.

Sektori i Veprimtarive Masive në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Durrës organizon Festivalin e VI-të të Këngëve Korale, me rastin e 14 nënt

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare dirigjenti Milto Vako.

Mbrëmjen e së shtunës ka përfunduar Festivali i parë Mbarëkombëtar i Këngës Popullore për Fëmijë, teksa juria profesioniste ka bërë dhe v

Pasditen e së premtes, biblioteka e Durrësit organizoi një pasdite letrare për të promovuar librin e parë me poezi dhe thënie të autorit

Stafi drejtues i Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH realizoi ditën e djeshme një takim në mjediset e RTSH-së ku ishin të ftuar, artist