Florian Vlashi, koncert me violinën e restauruar të kompozitorit spanjoll Andres Gaos

03/04/2019 - 18:26

Nga Gëzim Kabashi

Violinisti  shqiptar Florian Vlashi dy net më parë ka interpretuar në sallën e Bashkisë të Santiago de Compostela, me violinën e kompozitorit spanjoll AndresGaos. Instrumenti i shekullit  XVIII i kompozitorit të shquar iu besua artistit 55-vjeçar Florian Vlashi, pas një periudhe të gjatë restaurimi.

Koncerti u organizua me rastin e “2019 - Viti Andrés Gaos”që përkon me 60 vjetorin e vdekjes së tij dhe të krijimit të “Fondacionit Gaos”  nga Këshilli i Kulturës Galiciane dhe Universiteti i qytetit Santiago e Kompostelës. Ky universitet prestigjoz i vitit 1495 është nga më të vjetrit në botë.

Florian Vlashi dhe pianisti Julio de Mourenza interpretuan vepra të autorit Andres Gaos Berea (1874 – 1959), i cili ka lindur dhe ka kaluar një pjesë të jetës në Korunja, qyteti ku violinisti shqiptar jeton dhe punon prej vitit 1992.

“Violina dukej e mrekullueshme ne duart e Vlashit, të shoqëruar në mënyrë të shkëlqyeshme nga Julio Mourenza, në rikrijimin e shpirtit të Andres Gaos në tri veprat e tij të bukura dhe aspak të lehta-  shkruan sot në shtypin spanjoll “La opinión” kritiku Julio Andrades, duke nënvizuar: Romanca e bukur, Sonata e shkëlqyer dhe Habanera e këndshme, kjo e fundit ofrohet si një biss për entusiazmin që publiku mnifestoi pas koncertit”.

Andres Gaos është një nga personalitetetet e kulturës hispano-amerikane, i njohur si kompozitor i shumë veprave të ndryshme, nga muzika sinfonike, muzika edhomës si dhe veprave për piano dhe vokale. Ai ishte pedagog i muzikës, violinist dhe menaxher kulturor në Spanjë dhe në Argjentinë.

Prej shumë vitesh Florian Vlashi ka promovuar muzikën e kompozitorit spanjoll dhe“është i vetmi instrumentist që ka luajtur me të katërta violinat e tij” shkruan gazeta La Opinión  e së dielës. Në vitin 1999 artisti shqiptar regjistroi dhe publikoi CD “Andres Gaos- Integral per violin e piano”, të ardhurat e të cilit shkuan për Kryqin e Kuq Spanjoll si falënderim për kontributin në ndërtimin e kampeve për refugjatët kosovarë. Florian Vlashi është një nga instrumentistët më të vlerësuar në Spanjë me rreth 145 premiera absolute.  

“Pa të muzika moderne në Galici nuk do të ishte ajo që është. Një instrumentist që beson në muzikën e re dhe në kompozitorët e vendit tonë”-ka shkruar për të një nga kompozitorët dhe kritikët e njohur spanjollë., Presidenti i Shoqërisë së Kompozitorëve të Galicisë, Paulino Pereiro, autori i veprës për violinë “Sonata Vlashiane”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Amfiteatrin e Durrësit është zhvilluar koncerti Albania Guitar Festival, duke sjellë një mbrëmje të mrekullueshme për të pranishmit. 

Skulptori i njohur durrsak Qazim Kërtusha vjen me një vepër të re: portret tribut, në 10-vjetorin e vdekjes, kushtuar idhullit dhe drejto

Në një nga mjediset e muzeut arkeologjik u çel ekspozita kushtuar figurës dhe ndihmesës së Agim Kavajës në trashëgiminë arkeologjike të D

Më 15 dhe 16 gusht 2019 do të jenë dy mbremje speciale të Festivalit të Kitarës (Albania Guitar Festival), ku të ftuar do të jenë virtuoz

Është çelur në Durrës Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip “DurrësScript”, i cili zhvillohet për të katërtin vit radhazi në shëtitoren bre

Në ambientet e Amfiteatrit Antik, mbrëmjen e 7 gushtit ka ulur siparin festivali i netëve klasike në Durrës.