FOTO/ Ermal Meta mbërrin në Tiranë, ç'pritet të ndodhë sonte në shesh

01/06/2018 - 10:25

Sikurse pritet prej kaq kohësh, Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Ai ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku zhvilloi edhe një takim special me Kryebashkiakun Veliaj dhe stafin e ambasadës italiane në tarracën e gjelbër të Bashkisë.

Ka qenë vetë kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ai që ka publikuar në “Twitter” fotot me artistin Ermal Meta që na bëri të gjithë ne shqiptarëve krenar në Sanremo dhe në Eurovizion.

Mbërriti jo vetëm një artist i shkëlqyer, por djali i rrallë Ermal Meta, sot do shihni e dëgjoni më shumë për historinë e tij frymëzuese që me gjasë do prekë e inkurajojë pafund të rinj shqiptarë!

Në darkë ju presim të gjithëve në Sheshin Skënderbej për festën madhështore ”, shkruan Veliaj në twitter.

Koncerti i Ermal Metës mbrëmjen e sotme pritet me shumë interes, pasi shqiptarët e kanë mbështetur në karrierën e tij muzikore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qendra Kulturore e fëmijëve në Durrës, ka organizuar për të 9-in vit me radhë, kampionatin e Shahut mes shkollave 9-vjeçare të rrethit.

Shkrimtari dhe gazetari durrsak, Bashkim Hoxha, zgjodhi ditën e dashurisë dhe qytetin e tij të lindjes për të paraqitur para dashamirësve

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit është zvhilluar takimi me temë “Muzeu dhe interesi i tij publik”.

Dhjetëra artistë të njohur, por edhe një pjesë e atyre që për arsye emigrimi apo papunësie kanë braktisur karrierën, kanë fituar sipas nj

Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të ikonës së humorit shqiptar, Skënder Sallaku, Bashkia e Tiranës u dha familjarëve medaljen e mirënjohj

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare Kiço Blushi, gazetar, shkrimtar dhe skenarist i njohur.

Të gjithë ata që pëlqejnë zërin e kantautorit Ermal Meta do të mund ta ndjekin sërish nga afër.