Fotografi i njohur në Durrës do të jetë arkivisti i teatrit "Aleksandër Moisiu"

03/09/2019 - 21:29

Një ditë më parë, DurrësLajm njoftoi se pas një karriere të gjatë arkivisti dhe fotografi i mirënjohur i teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Luan Jaupi, doli në pension.

Pikërisht në respekt të punës së palodhur së Jaupit, atij iu rezervua një pritje në bashki nga kryebashkiakja Valbona Sako.

Në takimin mes Sakos dhe Jaupit ishte i pranishëm një tjetër fotograf i njohur në Durrës, Gëzim Domi. Do të jetë pikërisht Domi, ai që do të zëvendësojë Jaupin dhe do të jetë arkivisti dhe fotografi i teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Domi është mjaft i njohur në Durrës si një fotograf me emër, i pranishëm thuajse në çdo event që mbahet në qytetin bregdetar për të fiksuar me aparatin e tij momente, njerëz, personazhe etj.

I njohur njëkohësisht si një nga bashkëpronarët e një prej televizioneve të para private në Durrës, Domi pritet të vazhdojë më tej punën e mirë të bërë nga Luan Jaupi dhe të pasurojë edhe më shumë arkivin e vyer të teatrit të Durrësit, duke dhënë  kontributin e tij në trashëgiminë kulturore të qytetit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjovalin Lazri, mjeshtër i madh i violonçelit, është shuar ditën e sotme. Lazri është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. 

Një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë, rreth shek. XV-XII para Erës Sonë është zbuluar në Himarë.

Zyra Vendore Arsimore Durrës në bashkëpunim me Aleancën Franceze Durrës dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve kanë organizuar konkursin "Pran

Përditshmëria e saj është një frymëzim i madh për të.

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se kanë nisur sot (1 korrik) përgatitjet për

Një grup artistësh durrsakë kanë hapur këto ditë një ekspozitë të përbashkët në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia”.

Ndahet nga jeta "Mjeshtri i valles popullore", Besim Zekthi. Zekthi është ndarë sot nga jeta ditën e sotme, në moshën 84-vjeçare, pas një

Flamur Bala, është një djalë i ri nga Durrësi, që jeta e ka vënë përpara disa vështirësive të forta, por ai e ka gjetur dritën në shpirti

5000 bileta falas për të vizituar Amfiteatrin dhe Muzeun Arkeologjik u janë shpërndarë sot bizneseve të hoteleri-turizmit në Durrës.

Joel Schumacher, regjisori i dy filmave “Batman” dhe i filmit “Gjenerata e Humbur”, vdiq sot nga kanceri në moshën 80-vjeçare.