Gent Bejko arrin majat e suksesit, do të luajë krah yjeve Jennifer Lawrence dhe Michelle Pfeiffer

Postuar: 14/06/2017 - 14:17

Hapa të suksesshëm në karrierën e aktorit shqiptar Gent Bejko, i cili do të luajë një rol përkrah emrave të mëdhenj të kinemasë botërore.

Ai ka marë rolin e parë në një film që premton shumë për të, duke qenë pjesë e kastës së aktorëve për filmin “Mother”.

Genti do të luajë krah aktorëve të njohur botërorë si: Jennifer Lawrence, Michelle Pfeiffer, Javier Bardem dhe shumë yjeve të tjerë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë aktori përmes një postimi në “Facebook”.

“Ups, I did it again. It’s coming (Ja dola përsëri. Po vjen). Emri në listë. Dalëngadalë po vjen behari”, ka shkruar Bejko.

Filmi, nën regjinë e Darren Aronofsku-t, është i zhanerit triller - horror dhe flet për jetën e një çifti.

Sipas faqes zyrtare të këtij filmi në “IMDb”, bëhet e ditur se filmi do të dalë premierë në vjeshtën e këtij viti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drama satirike e producentit suedez Rybwn Wstlund triumfon edhe në edicionin e 29-të të Çmimeve Europiane të Filmit.

12 fëmijë të talentuar në fushën e pikturës kanë hapur ekspozitën e radhës në galerinë e arteve pamore Nikolet Vasia në Durrës. 

Komedia “Boeing Boeing” korr sukses në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në natën e parë të saj.

   Universiteti “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve dhe të Artistëve Durrës, organizuan hapjen e ekspozitës me p

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, promovoi projektin e saj “Durrësi, qyteti i mozaikëve” duke pasur partner shkollën 9-vjeç

Jo vetëm dëme në banesa e toka bujqësore por edhe në objektet arkeologjike ka shkaktuar pasoja situata e reshjeve këtë fillim dimri.

Në galerinë e arteve "Nikolet Vasia" në qytetin e Durrësit është hapur ekspozita fotografike në nder të artistit durrsak, Esat Hafizi.

Në kuadër të festave të 28 dhe 29 Nëntorit, Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës në bashkëpunim me të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të m

   Me rastin e 70-vjetorit të lindjes së piktorit të njohur durrsak Nikolet Vasia, nxënësit e shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli”