Gent Bushpepa gati të ngrejë peshë Lisbonën

Postuar: 08/05/2018 - 20:24

   Shqipëria do të nisë pas pak përfaqësimin në Festivalin Europian të Këngës, që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.

Eugent Bushpepa do të ngjitet i treti në skenë me këngën “Mall”, në gjysmëfinalen e parë të Eurosong-ut.

Në skenë, Bushpepa do të shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avete fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rastin e 3015-vjetorit të krijimit të qytetit të Durrësit, shoqata që mban emrin e qytetit tonë “Durrësi” ka zhvilluar një aktivitet s

Përgjatë tetë muajve të këti viti, Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri është vizituar nga më shumë se 20 mijë persona, 12 mijë prej të cilëv

   Një aktivitet i madh kulturor u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në sheshin "Liria" nga ana e Bashkisë së Durrësit në bashkëpunim me res

Pas një pune intensive për më shumë se 12 muaj, disa fëmijë të qytetit të Durrësit finalizuan me sukses çeljen e një ekspozite me punimet

Sinan Idrizi, administratori i klubit të futbollit Flamurtari, por edhe i kompanisë së fluturimeve “Air Albania”, në një intervistë për “

Skena e re e Amfiteatrit të Tiranës do të ndizet më fort se kurrë me fillimin e shtatorit.