Gjergj Vlashi, autori i 100 premierave dhe 50 librave feston 92-vjetorin e lindjes

13/07/2020 - 09:05

-75 vjet regjisurë, përkthime dhe letërsi origjinale

Regjisori, shkrimtari dhe përkthyesi Gjergj Vlashi sot feston 92-vjetorin e lindjes.

Artisti i mirënjohur nga Durrësi vazhdon të jetë produktiv duke sfiduar moshën. Një pjesë e librave që ka shkruar dhe përkthyer vazhdojnë të presin radhën e botimit. Prej më shumë se treçerek shekulli mjeshtri Vlashi e ka pasuruar skenën e varietesë, fushën e përkthimit dhe letërsinë shqipe me 100 shfaqje dhe mbi 50 publikime librash.

Gjergj Vlashi ka lindur e ka jetuar vazhdimisht në qytetin bregdetar, duke u vlerësuar me titullin “Qytetar nderi” dhe duke u kthyer në një simbol të Durrësit.

Njohës i disa gjuhëve të huaja Gjergj Vlashi ka sjellë në gjuhën shqipe një varg botimesh me përkthime nga autorë të njohur si Franz Kafka, Jose Saramago, Agata Kristi, Dino Buxati, shkrimtarë rusë, italianë, austriakë, spanjollë, portugezë dhe hispanoamerikanë te shekullit te XX-te, etj.

Librat e tij janë botuar edhe në Kosovë dhe në Itali.

I nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës” Gjergj Vlashi është mjaft i njohur si themelues i Varietesë dhe regjisor i Estradës së Durrësit në vitin 1960, ndërsa ka botuar rreth 50 vepra në letërsi origjinale, përkthime dhe komedi.

Regjisori i shquar i varietesë, i cili është kthyer këto ditë në Durrës, jeton mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Spanjës dhe Durrësit, qytetit të tij të lindjes.  

G.K.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndarë nga jeta Konstandin Ropi, në moshën 90-vjeçare, apo siç e njohim ndryshe të gjithë “Partizani i vogël Velo”.

Më 30 korrik 2020, në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, komisioni i evidentimit të rezultateve të votimit për projektet kinematografi

Piktorja Shpresa Milaqi Bajko ka çelur ekspozitën e saj të pestë personale në galerinë e arteve "Nikolet Vasia" në Durrës.

Durrësi i dha sot lamtumirën e fundit intelektualit dhe arsimtarit të njohur, “Mjeshtrit të madh”, Halil Myderrizi. 

Humoristi i njohur i Estradës së Shkodrës, Anton Krosaj është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori i mirënjohur fierak Fuat Boçi.

Enkeleida Jorgollari vjen në një ekspozitë për Durrësin, qytetin nga ku është larguar 20 vite më parë, të cilin jo vetëm që nuk e ka harr

Është ndarë nga jeta profesor Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së

Gjovalin Lazri, mjeshtër i madh i violonçelit, është shuar ditën e sotme. Lazri është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. 

Një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë, rreth shek. XV-XII para Erës Sonë është zbuluar në Himarë.