Gjysmëfinalet e "Maratonës Rinore" në Durrës, cilat janë shkollat konkurente (VIDEO)

26/02/2019 - 17:16

Në datat 25 dhe 26 shkurt janë organizuar gjysmëfinalet e "Maratonës Rinore," edicioni i 10-të ku marrin pjesë 16 shkolla publike dhe jo publike të Durrësit.

“Leonik Tomeo”, “Naim Frashëri”, “Rilindja”, “Jusuf Hoti”, “Ibrahim Kodra”, “Kulle”, “Turgut Ozal”, “Migjeni” dhe “Mihal Ekonomi”, janë shkollat të cilat kanë performuar në gjysmëfinalen e parë, në zhanere të ndryshëm si kërcim modern, kërcim aerobik, interpretim, këngë, sfilatë, etyd, prezantim, skeç, reporter, valle e këngë franceze.

Ndërsa gjatë gjysmëfinales së dytë, ishin nxënësit e shkollave “Gjergj Kastrioti”, “Benardina Qeraxhia”, “Olsi Lasko”, “Top School”, “Besnik Hidri”, “Dhosi Liperi”, “Manxe”, të cilët kanë prezantuar materialet e tyre para publikut në sallën e pallatit të sportit “Ramazan Njala”.

Juria e festivalit përbëhet nga Enver Plaku, regjisor/aktor, Genciana Çako, përgjegjëse e sektorit të Kurikulës dhe cilësisë në Drejtorinë Arsimore Rajonale, Ledia Rama (Kovaçi), Liljana Cani, specialiste e Sektorit të Kurikulës dhe Cilësisë në DAR, Eduart Tereziu prof. i shkollës artistike “Jan Kukuzeli”, Arjola Zani(Sulejmani) prof. e Kantos në shkollën artistike "Jan Kukuzeli", Elona Basha, instruktore baleti, soliste e Ansamblit Popullor Durrësi, Rolanda Meçe, mësuese e Edukimit Fizik, Eduart Salillari përgjegjës i Sektorit të Sportit në QKF si dhe Antigoni Suli, përgjegjëse sektori në DRKK.

Nën kujdesin e veçantë të koreografit të njohur, Arian Plaku, festivali “Maratona Rinore”, mbështet nga Bashkia Durrës, Drejtoria Arsimore Rajonale si dhe Aleanca Franceze në Durrës.

Finalja e madhe do të organizohet më datë 27 shkurt, në orën 16:00, në pallatin e sportit "Ramazan Njala" në Durrës, ku nxënësit konkurrues do të shpalosin talentin e tyre në disiplinat e lartpërmendura.

G.D.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këtë të diel më 23 shkurt, ora 18:00, te pallati i sportit “Ramazan Njala” do të mbahet eventi i “Miss & Mister Durrësi 2020”, një sp

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Londër, regjisori shqiptar Pluton Vasi, ka fituar çmimin si “Regjisori më i mirë”.

Shumë simbole në gjithë botën flasin për dashurinë, por në Jug të Shqipërisë një qytet antik është “Qytet i Dashurisë”.

Aktori Xhevdet Ferri dhe regjisori Artan Minarolli janë përkujtuar në një mbrëmje homazh në Durrës në teatrin “Aleksandër Moisiu”, ku u s

Gazetari i njohur nga Durrësi, Thanas Mustaqi, “shigjetoi”, pasditen e sotme Ministrinë e Kulturës për harresën (me apo pa dashje) për ve

Gazetari i njohur Thanas Mustaqi, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar për atë që ai e konsideron si shpërfillje të Durrësit nga

Europe House në bashkëpunim me Bashkinë Durres- këndin e BE-së, organizon shfaqjen e filmit "DELEGACIONI" në pallatin e kulturës “Aleksan

Dy artiste të reja, nxënëse në shkollën artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit u prezantuan këto ditë para artdashësve në një koncert të pë