Groshë, oriz dhe makarona në galerinë arteve pamore

Postuar: 24/05/2013 - 11:53

-         10-vjeçarët e një klase sfidojnë piktorët politikanë

DURRËS, 24 maj 2013 – Grosha, orizi dhe makaronat, të cilat nga tavolinat e familjeve, nxënësit e klasës së katërt të shkollës “Jusuf Puka” i kanë “transferuar” artistikisht përballë gjykimit të vizitorëve në një ekspozitë në galerinë e arteve, njofton korrespodenti i njohur i ATSH-së Gëzim Kabashi.

12 fëmijë bashkëmoshatarë kanë përuruar mbrëmjen e së enjtes një ekspozitë “ndryshe” në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” të Durrësit.

Kolektivja e 10-vjeçarëve durrsakë pason atë të piktorëve politikanë nga vendi ynë dhe Evropa, e cila qëndroi e hapur afro dy javë në galerinë qendrore të qytetit.

Tablotë e modeste të fëmijëve mbështeten te ... grosha, orizi dhe makaronat, të cilat nga tavolinat e familjeve, nxënësit e klasës së katërt të shkollës “Jusuf Puka” i kanë “transferuar” artistikisht përballë gjykimit të vizitorëve të ekspozitës.

Ema Alliu, një nga piktoret shkollare thotë se tabloja e saj “Mollakuqe” është përgatitur nga një grusht makaronash “babole”, të cilat ajo vetë i ka ngjyrosur me bojwra uji, duke e sjellë “fluturakun fat-sjellës” në një version ushqimor.

Edhe punimet e tjera modeste të bashkënxënësve Anri Taqe, Regis Kasemi, Arjan Baraku, Rexhina Mehmeti, Klajdia Reçi, Rigers Ajazi, Ardian Ibraj, Ersilda Sorra, Antonio Risto dhe Enkelejda Kollçaku kanë në qendër vetëm kafshë dhe shpendë, duke nisur te kanarina, ketri e kërmilli e deri te mbreti i pyllit, luani.

45 tablo gjithsej, të gjitha të mbështetura te groshët, orizi dhe makaronat e ngjyrosura, të cilat të rikthejnë buzëqeshjen dhe admirimin e vizitorëve për punën e fëmijëve dhe të mësueses së pasionuar Gentiana Pipa.

Aq më tepër, që piktorët e vegjël kanë sfiduar në garë artistët me përvojë, që i janë futur edhe politikës në Shqipëri dhe në Evropë.

Tablotë e tyre në galerinë publike të arteve në Durrës kanë zëvendësuar punimet e eurodeputetit Hannes Swoboda, kreut të PSSH, Edi Rama, etj, të mbledhura në ekspozitën “Europa është kulturë”, shkruan Kabashi.

Maji parazgjedhor 2013 në galerinë e arteve “Nikolet Vasia” do të mbahet mend edhe për konkurrencën e piktorëve VIP me 10-vjeçarët e shkollës “Jusuf Puka”.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Sot një nga qytezat e Italisë identifikohet më këtë vepër monumentale.

   Violinisti durrsak Olen Çezari, i cili me talentin e tij ka mahnitur edhe të huajt, ka interpretuar me violinë në një vend të pazakont

Valltarja Liljana Cingu, partnerja e përhershme e Rexhep Çelikut në performancat e tyre në skenë ka treguar pengun më të madh të mjeshtri

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, zbatoi projektin për mbulimin e mozaikut të Bazilikës së Shën Mëhillit në Arapaj, të qyte

E paarritshme në skenë, gjithmonë e respektuar dhe modeste, ikona e humorit shqiptar, Zyliha Miloti e cila ka festuar 72-vjetorin e lindj

Është ndarë sot nga jeta, “Mjeshtri i Madh” Rexhep Çeliku, solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

   Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit ka festuar ditëlindjen e tij të 65-të, në një takim jubile midis brezash.

2017 që u mbyll, shënoi një epokë të re për teatrin e Durrësit, i cili lavdinë e tij e ka në skenë, teksa salla për çdo shfaqje është plo

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është nderuar me një çmim të rëndësishëm ndërkombëtar, siç është "Nonino 2018" në Itali.

   Aktori i teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Gjergj Doçi ka përcjellë mjaft emocione mes emigrantëve shqiptarë në qytetin Glasgow