Histori / 1799. Në libër i rrallë, i botuar 220 vjet më parë për tregtinë e Venedikut me portet e Durrësit dhe Alepos

27/03/2020 - 20:38

Në libër i rrallë, i botuar 220 vjet më parë, më saktësisht në vitin 1799. Ish-konsulli i Venedikut në Durrës dhe Shqipëri shkruan për tregtinë e Venedikut me portet e Durrësit dhe Alepos në Siri.

“Saggio delli commerciali rapporti dei Veneziani colle ottomane scale di Durazzo ed Albania e con quelle d'Aleppo, Siria e Palestina”, Venezia / Presso Francesco Andreola / Con Sovrana Approvazione, e Privilegio. 1799. Autori: Giovanni Antonio Maria Morana, konsulli venecian në Durrës dhe Shqipëri. Ka dokumente për Durrësin, Elbasanin, Krujën, Shkodrën, Vlorën etj.

Është bërë dhe një rishtypje, në vitin 2012, në italisht dhe anglisht.

Sipas ribotuesit, ky punim është përzgjedhur nga studiuesit për rëndësinë nga pikëpamja kulturore, dhe është pjesë e bazës së njohurive të civilizimit siç e njohim ne. Kjo vepër u riprodhua nga artifakti origjinal, dhe mbetet kaq besnike me veprën origjinale sa më tepër të jetë e mundur. Kështu, shihen referencat origjinale të të drejtave të autorit, pullat e bibliotekave (pasi shumica e këtyre veprave janë vendosur në bibliotekat më të rëndësishme në të gjithë botën), dhe shënime të tjera në vepër.

Si një riprodhim i një objekti historik, kjo vepër mund të përmbajë faqe të humbura ose të paqarta, fotografi të varfra, shenja të gabuara, etj. Studiuesit mendojnë që kjo punë është mjaft e rëndësishme për t’u ruajtur, riprodhuar dhe duke u bërë përgjithësisht e disponueshme për publikun.

Për historianët e interesuar, po jap linkun për ta lexuar në origjinalin italisht:

1. Kopertina e shtypjes së parë në vitin 1799/

2. Kopertinat edy rishtypjeve në vitet 20122, 2019.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Festivali i Napolit 2020 mbërrin për herë të parë në Shqipëri.

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot për 80-vjetorin e lindjes aktorin e njohur Reshat Arbana.

Janë kurorëzuar në Durrës pas një stuhie vështirësish prej pandemisë së Covid-19, “Miss & Mister Turizmi 2020”.

Këtë vit u mbushen 60 vite nga premiera e trupës së parë profesioniste të varietesë në qytetin e Durrësit.

Pas nje beteje të gjatë rreth 4- javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në një nga spitalet Covid, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e

Skeptikët shprehen se Universiteti Mesjetar i Durrësit ka qenë një keqkuptim termi, por studimet bashkëkohore kanë vërtetuar se emërt

Shkrimtarja shqiptare Gladiola Jorbus vjen me një novelë të gjatë 50 faqesh.

“Fest-Loja, luajmë dhe vallëzojmë”, aktiviteti kulturor ndërkombëtar që për shumë vite me radhë ka mbledhur me qindra fëmijë nga shumë ve