Më 7 janar 1927, plot 93 vite më parë, u përurua kinoteatri “Esperia”, kinemaja e parë publike në qytetin e Durrësit.

Nga viti 1944 deri në 1990, kinemaja u quajt “Iliria”. Që nga vitet ’90, qyteti bregdetar ka pasur vetëm për një kohë të shkurtër kinema, ndërkohë që prej shumë vitesh tashmë ndihet mungesa e saj në Durrës.