Histori / Rrugë kryesore e Durrësit, viti 1914 (FOTO)

16/03/2019 - 22:12

Kartolinë italiane bardhezi. Kjo foto, që shitet në ebay, ka rëndësi dhe për historianët. Është nisur nga Durrësi më 4 qershor 2014 (shih vulën prapa fotos) për në Budapest, Hungari. Pra, jemi në periudhën në principatës / mbretërisë [Principata e Shqipërisë / Shteti Shqiptar] së Princ Vilhelm cu Vidit (Wilhelm zu Wied; 26 mars 1876-18 prill 1945). Mbi kartolinë janë vënë tri pulla “Shqipënia e lirë, Skënderbergu Mbreti i Shqipëtarëvet Gjergji Kastrioti”, dy me vlerë 2 qint. 2 dhe një 5 qint. Gjithsesi, mbi vulë janë mbivendosur shifra të tjera: 2 pulla me 5 dhe një me 10 – para -.

Info
“Në datat 21-24 shkurt të vitit 1914, - shkruan Hysen Dizdari,- u emetua një seri pullash me mbishtypje. Për emetimin e kësaj serie, si bazë u përdor pulla me portretin e Skënderbeut, emetuar në 1 dhjetor 1913. Emisioni i tretë u krye në 7 mars 1914, në ditë ardhjen e Princ Vidit në Durrës. Sërish është pamja e plotë dhe sugjestionuese e Skënderbeut, ajo e pullës mëmë të 1 dhjetorit 1913, e cila mendohet të jetë krijim i piktorit nga Praga Hainrik Kauç (Heinrich Kautch). Emisioni i katërt i pullës kombëtare është kryer në 2 prill 1914. Përsëri ai portret i plotë dhe madhështor i Gjergj Kastriotit. Kjo përsëritet më 16 prill të po këtij viti”. Cituar sipas Ylli Polovinës.

Th.M.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Revista për letërsi dhe kulturë e Universitetit të Oklahomas ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës së shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka f

Violinistët Florian dhe Daniel Vlashi, babë e bir, kanë qenë përkrah njeri-tjetrit në të njejtin pult gjatë koncertit të fundit të Orkest

Ditën e sotme është ndarë çmimi më i madh i fushës së letërsisë, ai "Nobel", ku fitues janë shpallur një austriak dhe një polake.

Në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit gjatë këtij muaji janë programuar disa shfaqje teatrale nga trupa dramatike e qytetit.

Këngëtari i njohur Zija Saraçi, një zë mjaft i dashur për shumë breza durrsakësh ka marrë një vendim drastik.

Amfiteatri antik i Durrësit mikpriti fundjavën e kaluar një ansambël artistik nga Suedia.

Të martën dhe të mërkurën, në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës vjen për publikun tragjedia “Salome”.

Dashamirës të letërsisë të pasionuar pas lojërave të fatit kudo në botë, gëzohuni!!

Pasditen e kësaj të shtune, një atmosferë ndryshe ju pret në Amfiteatrin e Durrësit.

Në galerinë e arteve “Nikolet Vasia” artdashësit durrsakë po ndjekin këto ditë ekspozitën e piktores Emjona Stasi.