"Humor i pastër me shumicë" shfaqet sonte në teatrin e Durrësit

Postuar: 02/03/2018 - 16:16

Shfaqja e sotme "Humor i pastër me shumicë" me regji të Edmond Halilit, ka ngjallur interes shumë të madh tek publiku durrsak i cili ditë më parë ka prerë biletat për të ndjekur premierën e parë për këtë vit, që vihet në skenë në teatrin "Aleksandër Moisiu".

Duke nisur nga sot në mbrëmje e për tre net me radhë, artdashësit kanë mundësi të shikojnë një shfaje të bukur me pjesmarrjen e aktorëve të teatrit të Durrësit. 

Gjithçka është gati dhe aktorët pas përfundimit të provave janë gati për tu ngjitur në skenë këtë mbrëmje. Edmond Halili ka mbledhur aktorët e spikatur të humorit dhe të teatrit por edhe këngëtarë durrsakë për shfaqjen e tij të dytë. 

Më herët Halili, aktori i cili ka mbledhur e ka përzgjedhur materialet, tha se kjo është një shfaqje e cila ka humor të mirë, jashtë banaliteteve, ndërsa pas katër vjetësh ka rikthyer në skenë Roland Koçën, veteran i trupës së varietesë në Durrës.

Me pjesëmarrjen e aktorëve: Mimoza Marjanaku, Dashamir Sinani, Gjergj Doçi e Edmond Halili, premtohet një spektakël i vërtetë argëtimi në datat 2, 3 e 4 mars.

Materialet janë përzgjedhur nga jeta e përditshme, marrëdhëniet shqërore, ato brenda familjes, midis një çifti, apo edhe midis komshinjve të një pallati.

"Gjithçka vjen  në mënyrë argëtuese, për publikun i cili ka nevojë për të qeshur në këto kohë të mbushura me shumë politikë," u shprehën më herët aktorët.

K.H.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për realizimin e memorialit  në kujtim të viktimave të anijeve austrohungareze kanë punuar për dy vjet dy mjeshtra të skulpturës shqiptar

Me rastin e 3015-vjetorit të krijimit të qytetit të Durrësit, shoqata që mban emrin e qytetit tonë “Durrësi” ka zhvilluar një aktivitet s

Përgjatë tetë muajve të këti viti, Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri është vizituar nga më shumë se 20 mijë persona, 12 mijë prej të cilëv

   Një aktivitet i madh kulturor u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në sheshin "Liria" nga ana e Bashkisë së Durrësit në bashkëpunim me res

Pas një pune intensive për më shumë se 12 muaj, disa fëmijë të qytetit të Durrësit finalizuan me sukses çeljen e një ekspozite me punimet

Sinan Idrizi, administratori i klubit të futbollit Flamurtari, por edhe i kompanisë së fluturimeve “Air Albania”, në një intervistë për “

Skena e re e Amfiteatrit të Tiranës do të ndizet më fort se kurrë me fillimin e shtatorit.