I madhi Mirush Kabashi vjen me “Ah, moj Demokraci” për publikun durrsak

Postuar: 21/04/2017 - 12:07

Koncerti recital “Ah, moj Demokraci” nga aktori Mirush Kabashi (Nderi i Kombit), vjen sot në mbrëmje për publikun durrsak, në teatrin “Aleksandër Moisiu”.

Aktori Mirush Kabashi që nga 20 prilli do të jetë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, mbrëmjen koncertale poetike të titulluara “Ah, moj Demokraci”.

Kabashi rikthehet në teatrin ku u formua si aktor, 26 vjet pas koncertit recital “Për Demokracinë” që u përgatit prej atij vetë në shkurt të vitit 1991 dhe me temën e së cilës do të merrej shumë seriozisht gjatë gjithë karrierës së tij.

Koncerti “Ah moj Demokraci” mbështetet mbi poezitë e autorëve të mirënjohur vendas Londo, Bllaci, Spahiu, Taçi, Agolli, Fishta, Noli, Basha, Kadare, Asllani e Naim Frashëri. Bashkë ta, edhe autorë të huaj si Hajne, Rostan, Mek-Artur e Kipling përbëjnë shtyllën poetike të përzgjedhur nga aktori Mirush Kabashi.

Koncerti recital i Mirush Kabashit po përgatitet nën kujdesin e regjisorit Alfred Bualoti dhe skenografit Bujar Kapexhiu, si dhe grupit të teknikës nga Marsel Rupi, Julian Shyti dhe Tristan Sherifi.

Aktori Mirush Kabashi që mban titullin “Nderi i Kombit” punon si profesionist që nga viti 1970. Për 23 vjet me radhë ai ka qenë pjesë e trupës profesioniste të teatrit “A. Moisiu” në Durrës. Më pas ka punuar si skenarist, aktor dhe regjisor në RTV Shqiptar, deri në vitin 2013 kur doli në pension në Teatrin Kombëtar Tiranë. Kabashi numëron mbi 100 role në teatër dhe në kinema.

Artisti i parë që lëvroi në skenë monodramën, në vitin e vështirë 1997, një vit më vonë ai fitoi vlerësimin “Sfinksi i artë” mes 1000 aktorësh të huaj, si aktori më i mirë i Festivalit të 9-të Eksperimental në Kajro me monodramën “Apologjia e vërtetë e Sokratit”. Ai rikthehet në skenën e teatrit të Durrësit në vitin 2009 duke vënë në skenë monodramën “Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit”. Dy pjesët e interpretuara nga Kabashi dallohen për mesazhet e fuqishme dhe aktuale.

Aktori Mirush Kabashi mbetet një nga të paktët artistë që vijon të lëvrojë komunikimin e drejtpërdrejtë me shikuesit, kryesisht me anë të poezive të përgjedhura në prag të ngjarjeve të mëdha për kombin shqiptar. Mes tyre përmendim “Poemin kosovar” të Mitrush Kutelit, me të cilën në vitin 1998, së bashku me artistë të tjerë shqiptarë kanë ngritur peshë spektatorët në mbi 50 skena në 16 vende të Evropës.

Koncerti recital “Ah, moj Demokraci” ka premierën në Durrës, jo vetëm si një rikthim në qytetin e tij, por edhe si refleksion për atmosferën e muajve të parë të vitit 1991, kur në qytet mbizotëronin tentativat e para të eksodit me anije, si dhe grahmat e fundit të diktaturës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbrëmjen e së shtunës, artdashësit durrsakë patën mundësinë të ndjekin shfaqjen “Arratisje”, të Keti Bashhysës, në skenën e teatrit “Alek

Nderi i Kombit Mirush Kabashi është duartrokitur gjatë nga publiku durrsak, gjatë premierës së Koncertit recital “Ah, moj Demok

Në kuadër të “Javës së librit” në universitetin “Aleksandër Moisiu” më datë 20 prill 2017, u organizua përurimi i studimit mono

Panairi i librit është hapur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës për të qënë më afër të rinjve, studentëve.

Në 22 prill, qytetarët durrsakë e më gjerë kanë mundësinë të ndjekin shfaqjen “Arratisje”, të Keti Bashhysës, në skenën e teatrit “Aleksa

Në klubin e kulturës dhe artit “Sigal“ të Durrësit është promovuar libri i parë “Lule akulli” i poeteshës Pranvera Belba.

Java e librit në Universitetin "Aleksander Moisiu" është hapur me promovimin e librit me titull "Astronomia Detare" e autorit Prof. As.

“Hije dhe siluete”, ky është titulli i ekspozitës me autore Sara Taganin.

Shfaqja teatrale e shkrimtarit dhe karikaturistit Bujar Kapexhiu është duartrokitur gjatë nga publiku durrsak.  

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës njofton se, në kuadër të Ditës Ndёrkombёtare të Monumenteve tё Kulturёs dhe Siteve Arkeolo