Ish-deputeti Osman Metalla vjen me librin e tij të parë (VIDEO)

Postuar: 19/04/2017 - 19:57

Java e librit në Universitetin "Aleksander Moisiu" është hapur me promovimin e librit me titull "Astronomia Detare" e autorit Prof. As. Dr. Osman Metalla.

Në këtë takim të organizuar nga Departamenti i Mekanikës së Transportit të Fakultetit të Studimeve Profesionale, pati pjesëmarrje të gjerë, pasi dhe problemet që prekte autori janë gjithëpërfshirëse për shkollën e detarisë dhe për qytetin bregdetar të Durrësit, banorët e të cilit kanë shfaqur gjithnjë interes te madh për detin, anijet dhe peshkimin, fusha këto me të cilat ka qenë e lidhur ngushtë jeta e tyre.

Rreth vlerave të librit, autori u shpreh se ai erdhi si domosdoshmëri për rritjen cilësore të nivelit të shkollës së detarisë shqiptare.

Për të realizuar këtë libër me kërkesat bashkëkohore të detarisë, autorit i është dashur rreth 2 vite kohë. Metalla thotë se, me botimin e tij, ai ka dashur të mbulojë një boshllëk për shkollën e lundrimit dhe navigacionit.

Metalla tha se ky libër do të plotësohet në të ardhmen me përditësimet e kërkuara nga kërkesat dinamike, të dala nga shkolla e detarisë.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli ka sqaruar reagimin e tij ndaj artistit të njohur Mirush Kabashi, pas qëndrimit që ky i fundit sh

   Në qytetin e Durrësit është organizuar festivali “Pranvera poetike durrsake”.

Të bashkuar për një qëllim të vetëm, për t’iu ardhur në ndihmë sa më shumë fëmijëve në nevojë.

Aktori i njohur Laert Vasili në takimin me artistët teksa diskutohej fati i Teatrit Kombëtar zgjodhi të flasë me ironi dhe fjalë therëse.

Në sallën e Teatrit të Qendrës Kulturore të Fëmijeve në Durrës, është zhvilluar konkursi i zërave të rinj i titulluar "Unë Këndoj".

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, dhuroi mbrëmjen e kaluar emocione të paharrueshme për mijëra shqiptarë, të cilët ki

Sikurse pritet prej kaq kohësh, Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tira