Ja vendimi që mori Fadil Hasa pasi PD-ja humbi zgjedhjet!

Postuar: 29/07/2018 - 09:52

Pak ditë më parë ndërroi jetë aktori i humorit, i vlerësuar me titullin "Artist i Merituar", Fadil Hasa. 

Ai njihej gjithashtu dhe si një anëtar dhe mbështetës i hapur i Partisë Demokratike, që në themelimin e saj.

Aktorja Aishe Stari, e cila njihej me Hasën që prej gjimnazit ndërsa kishin interpretuar së bashku në shumë shfaqje, ka rrëfyer në një intervistë për "Panorama", se pas humbjes së PD-së në zgjedhje Fadil Hasa vendosi të mos dilte më në skenë dhe pavarësisht kërkesave të kolegëve, i qëndroi këtij vendimi deri në fund.

"Fadilin nuk e largoi njeri nga skena, deshi dhe u largua vetë. Prej vitesh mbajti një qëndrim partiak dhe mendoj që bëri gabim. 

Ai apo kushdo tjetër mund të jenë të lirë të zgjedhin kahun e tyre në politikë, por nuk kanë pse e lënë të ndikojë në profesionin e tyre. politikan mund të bëhet kushdo sot, artist jo. 

Kur humbi PD, dha dorëheqjen, "nuk dal më në skenë", tha, dhe ashtu bëri. Sa herë i kam thënë të kthehej, nuk bindej", tregon aktorja Aishe Stari.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rastin e 3015-vjetorit të krijimit të qytetit të Durrësit, shoqata që mban emrin e qytetit tonë “Durrësi” ka zhvilluar një aktivitet s

Përgjatë tetë muajve të këti viti, Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri është vizituar nga më shumë se 20 mijë persona, 12 mijë prej të cilëv

   Një aktivitet i madh kulturor u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në sheshin "Liria" nga ana e Bashkisë së Durrësit në bashkëpunim me res

Pas një pune intensive për më shumë se 12 muaj, disa fëmijë të qytetit të Durrësit finalizuan me sukses çeljen e një ekspozite me punimet

Sinan Idrizi, administratori i klubit të futbollit Flamurtari, por edhe i kompanisë së fluturimeve “Air Albania”, në një intervistë për “

Skena e re e Amfiteatrit të Tiranës do të ndizet më fort se kurrë me fillimin e shtatorit.