James Patterson është votuar si autori më i shitur në botë në dekadën e fundit, sipas të dhënave nga Nielsen BookScan.

“Nga 2010-a në 2019-n James Patterson ka shitur 84 milionë libra dhe e-book në botë, duke u bërë kështu autori më i shitur i 10 viteve të fundit”, sipas një shënimi nga shtëpia botuese “Longanesi” që e boton atë në Itali.

Një libër nga shtatë në kategorinë “thriller” është shkruar nga ai, por prodhimtaria e tij nuk lidhet vetëm me këtë zhanër.

James Patterson është në të vërtetë autori i vetëm që ka shitur më shumë se një milion kopje në kategoritë “libra për të rritur”, “të rinj”, dhe “fiction për fëmijë”.

Gjithmonë i përkushtuar në promovimin e leximit, Patterson ka dhuruar miliona libra përgjatë viteve, në shkolla dhe ushtri në SHBA, si edhe mbi 70 milionë dollarë për të mbështetur arsimin dhe për të inkurajuar leximin.