"Just Dance 2017", fëmijët e Durrësit ndezin skenën e "Aleksandër Moisiut" (VIDEO)

Postuar: 05/07/2017 - 15:02

Plot 86 fëmijë të moshës nga tre deri në 15 vjeç, pjesë e studios së baletit të Arian Plakut, kanë qenë pjesë e shfaqjes “Just Dance 2017” e zhvilluar në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu”.

Dhjetëra fëmijë e prindër kanë zënë radhën për të ndjekur një shfaqje të vërtetë artistike, ku zhanret e kërcimit kanë qenë të shumëllojshme. Fëmijët e moshave të ndryshme kanë performuar prej gjinisë së baletit, kërcimit modern, tangos, valsit, valleve popullore të trevave të ndryshme nga jugu në veri etj.

Pjesëmarrja e djemve në këtë shfaqje me numra artistikë të shtuar është konsideruar si risi nga koreografi Arjan Plaku në rolin e drejtuesit të premierës. Ai u shpreh se përveç edukimit artistik në disiplinat e kërcimit, fëmijët marrin edukim artistik të gjthanshëm.

Për rreth 2 orë fëmijët kanë dhuruar një spektakël të vërtetë performancash shumë të realizuara, ndërsa kanë mbajtur peshë frymën e vogëlushëve që i kanë ndjekur me vëmendje të veçantë.

Shfaqjet për fëmijë janë të pakta në Durrës, dhe atëherë kur ato bëhen marrin vëmendje shumë të madhe nga të vegjëlit dhe prindërit e tyre.

Ndjekim materialin:  

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në qytetin e Durrësit është organizuar festa tradicionale që zhvillohet prej vitesh “Festa e Detit’.

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta shkrimtari i mirënjohur shqiptar Loni Papa.

I janë dashur dy muaj kohë për të përgatitur kalendarin artistik veror TKOB, që pas anoncimit të këtij lajmi më 13 prill, kur drejtuesja

Aktori Laert Vasili ishte i ftuar sot në “KafeIN” për të diskutuar në lidhje me prishjen e Tatrit Kombëtar, një temë e cila ka shkaktuar

Aktori Bujar Kapexhiu ka dalë hapur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli ka sqaruar reagimin e tij ndaj artistit të njohur Mirush Kabashi, pas qëndrimit që ky i fundit sh

   Në qytetin e Durrësit është organizuar festivali “Pranvera poetike durrsake”.

Të bashkuar për një qëllim të vetëm, për t’iu ardhur në ndihmë sa më shumë fëmijëve në nevojë.