Këngëtari i njohur Zija Saraçi, një zë mjaft i dashur për shumë breza durrsakësh ka marrë një vendim drastik.

Këngëtari i mirënjohur durrsak i viteve 1970-1980, i bërë i famshëm me "Kënga e marinarit", bën të ditur përmes një statusi në rrjete sociale se nuk do të angazhohet më në asnjë zhvillim artistik në qytetin e tij të lindjes. Ndërsa tregon planet e tij për realizimin e librit "Antologjia e këngës durrsake", Saraçi duket se ka mbetur i zhgënjyer nga diçka, sepse flet për "dinjitetin e nëpërkëmbur në Durrës".

Postimi i plotë i Zija Saraçit:

Kam marrë një vendim i cili është i pa rikëthyeshëm,vlen vetëm për Durrësin:
Të mos afrohem më në zhvillimet artistike të qytetit të Durrësit, qoftë si këngëtarë, qoftë si organizaror. Puna individuale në studion time për realizimin e librit: Antologjia e Këngës Durrsake, enciklopedi që përmbledh zhvillimet artistike të muzikës dhe të këngës që në fillimin e shekullit të kaluar e këndej, si dhe përpjekjet për realizimin e një projekti të ri revolucionar në ndihmë të artistëve të rinj dhe këngës Shqiptare në agoni, do më japin padyshim sodisfaksionin e do më rikëthejn përsëri dinjitetin e nëpërkëmbur në Durrës.
Vetëm ju miq të dashur jeni vlera ime e vërtetë. Ju përqafoj 1 nga 1.