Këngëtarja e njohur shqiptare dërgohet me urgjencë në spital

Postuar: 10/07/2018 - 22:36

   Këngëtarja e njohur, Nexhmije Pagarusha, është dërguar me urgjencë natën e sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ekipe të ambulancës janë parë tek banesa e saj në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, nga ku më pas këngëtarja është transportuar në spital.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, shkruan Telegrafi.

Ai ka treguar se tani janë duke vazhduar t’i bëjnë ekzaminimet e duhura në klinikën e radiologjisë.

“Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi. Është dhënë ndihma mjekësore në kuadër të klinikës emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Janë duke vazhduar ekzaminimet tjera diagnostike në kliniken e radiologjisë në QKUK”, ka thënë Shpend Fazliu.

Që Nexhmija është jashtë rrezikut për jetë, e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikes Emergjente, Dr. Lenjani.

Këngëtarja Pagarusha gëzon epitetin “Bilbili i Kosovës”, kjo për shkak të karrierës së saj të bujshme si këngëtare e popullit.

Së fundmi, ajo solli një duet me këngëtaren Violetë Kukaj-Retkoceri, këngën “Mbushni gotat”, me çka shënoi edhe rikthimin në muzikë pas një mungese të gjatë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rastin e 3015-vjetorit të krijimit të qytetit të Durrësit, shoqata që mban emrin e qytetit tonë “Durrësi” ka zhvilluar një aktivitet s

Përgjatë tetë muajve të këti viti, Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri është vizituar nga më shumë se 20 mijë persona, 12 mijë prej të cilëv

   Një aktivitet i madh kulturor u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në sheshin "Liria" nga ana e Bashkisë së Durrësit në bashkëpunim me res

Pas një pune intensive për më shumë se 12 muaj, disa fëmijë të qytetit të Durrësit finalizuan me sukses çeljen e një ekspozite me punimet

Sinan Idrizi, administratori i klubit të futbollit Flamurtari, por edhe i kompanisë së fluturimeve “Air Albania”, në një intervistë për “

Skena e re e Amfiteatrit të Tiranës do të ndizet më fort se kurrë me fillimin e shtatorit.