Këngëtarja Nexhmie Pagarusha përcillet të dielën për në banesën e fundit

08/02/2020 - 12:26

Ditën e nesërme, këngëtarja Nexhmie Pagarusha do të përcillet për në banesën e fundit. Pasi do t’i jepet lamtumira e fundit, ku homazhet do të mbahen në Teatrin Kombëtar, trupi i pajetë i këngëtares do të prehet në varrezat e fshatit Pagarushë të Malishevës.

Sipas protokollit të familjes, homazhet do të nisi sot në Teatrit Kombëtar në Prishtinë nga ora 8:00 deri në 17:00, për të vijuar dhe ditën e nesërme.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në Pagarushë të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj.

“Njoftim!

Njoftohen i gjithe populli Shqiptar qe me datë 08.02.2020 sipas protokollit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej orës 08:00 deri 17:00.

Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me atë rast qytetarët do të mund ti japin nderimet e fundit.

Ne oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njejtin objekt-teatrin kombetar 4.

Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe, Malisheve me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj të fundit

E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 po ashtu ne hollin e Teatrit Kombetar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 – 17:00.

Kërkojmë mirekuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne, gjithe miqte dhe dashamiret e znj.Nexhmije per t’iu permbajtur protokollit familjar.

ME RESPEKT,

FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi”, njofton familja e të ndjerës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këtë të diel më 23 shkurt, ora 18:00, te pallati i sportit “Ramazan Njala” do të mbahet eventi i “Miss & Mister Durrësi 2020”, një sp

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Londër, regjisori shqiptar Pluton Vasi, ka fituar çmimin si “Regjisori më i mirë”.

Shumë simbole në gjithë botën flasin për dashurinë, por në Jug të Shqipërisë një qytet antik është “Qytet i Dashurisë”.

Aktori Xhevdet Ferri dhe regjisori Artan Minarolli janë përkujtuar në një mbrëmje homazh në Durrës në teatrin “Aleksandër Moisiu”, ku u s

Gazetari i njohur nga Durrësi, Thanas Mustaqi, “shigjetoi”, pasditen e sotme Ministrinë e Kulturës për harresën (me apo pa dashje) për ve

Gazetari i njohur Thanas Mustaqi, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar për atë që ai e konsideron si shpërfillje të Durrësit nga

Europe House në bashkëpunim me Bashkinë Durres- këndin e BE-së, organizon shfaqjen e filmit "DELEGACIONI" në pallatin e kulturës “Aleksan

Dy artiste të reja, nxënëse në shkollën artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit u prezantuan këto ditë para artdashësve në një koncert të pë