Kirurgu durrsak Bashkim Habibi, boton librin “40 vjet bisturi” (VIDEO)

28/01/2019 - 14:01

Bashkim Habibi, kirurgu i mirënjohur durrsak ka botuar librin “40 vjet bisturi”. Në faqet e ketij libri shtrihet një jetë konkrete që kirurgu Habibi ka kaluar në shërbim të popullit, duke realizuar rreth 9892 operacione.

Secili prej tyre është  shoqëruar me  material fotografik dhe diapozitivat të cilat i ruan që nga fillimi i veprimtarisë në vitin 1973 e deri në vitin 2013. Janë 2620 foto dhe qindra diapozitiva që i përkasin arsenalit shkencor të shfrytëzuar për botimin e librit.

Kolegu i tij dr.Dhimitraq Gjergo ka shkruar për “40 vjet bisturi” se me këtë libër mbresëlënës, Bashkim Habibi na nderon të gjithëve, veçanërisht kolegët e gjeneratës së tij.

Më herët, Habibi ka botuar librin monumental i "Historiku i spitaleve të Durrësit",  i pari libër në llojin e vet në nivel kombëtar.

Në “40 vjet bisturi”, shtrihet një jetë konkrete që kirurgu Habibi ka kaluar në shërbim të popullit. Ai ka përmbledhur në të shtegtimin e një  kirurgu të përkushtuar të dokumentuar deri në vlera inventare të punës, si kirurg dhe ortoped, që në operacionin e parë dhe deri ne operacionin e 9892-të të jetës së tij. 

Në faqet e librit "40 vjet bisturi", shfaqet figura e një profesionisti të shquar me përkushtim ndaj profesionit dhe me një dashuri të pakufishme për njerëzit që u ka shërbyer.

Dr.Bashkim Habibi është i pari ortoped në historinë e kirurgjisë së Durrësit. Deri më 1984 ka përballuar i vetëm të gjithë volumin e punës të të gjitha interventeve ortopedike dhe traumatologjike, por pas shkëputur nga kirurgjia e përgjithshme.

Gjatë gjithë kësaj kohe ka dokumentuar me rigorozitet përmbajtësor dhe formal të gjithë punën shkencore dhe rutinore të operacioneve në ortopedi-traumatologji dhe të kirurgjisë së përgjithshme.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përditshmëria e saj është një frymëzim i madh për të.

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se kanë nisur sot (1 korrik) përgatitjet për

Një grup artistësh durrsakë kanë hapur këto ditë një ekspozitë të përbashkët në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia”.

Ndahet nga jeta "Mjeshtri i valles popullore", Besim Zekthi. Zekthi është ndarë sot nga jeta ditën e sotme, në moshën 84-vjeçare, pas një

Flamur Bala, është një djalë i ri nga Durrësi, që jeta e ka vënë përpara disa vështirësive të forta, por ai e ka gjetur dritën në shpirti

5000 bileta falas për të vizituar Amfiteatrin dhe Muzeun Arkeologjik u janë shpërndarë sot bizneseve të hoteleri-turizmit në Durrës.

Joel Schumacher, regjisori i dy filmave “Batman” dhe i filmit “Gjenerata e Humbur”, vdiq sot nga kanceri në moshën 80-vjeçare.

Një prej shkrimtarëve më të lexuar bashkëkohorë, spanjolli Carlos Ruiz Zafon ndërroi jetë pas një beteje dy vjeçare me kancerin.

Skulptori i njohur durrsak Idriz Balani ka realizuar një tjetër skulpturë në Kosovë. Një ditë më parë, në fshatin Irzniq të Deçanit, Koso

Në çdo kohë, pavarësisht formatit të printuar apo online, është dëshmuar që libri mbetet miku ynë më i mirë.