Komedia "Prapaskena e fatit" sjell në Durrës aktorin e njohur Herion Mustafaraj (VIDEO)

30/05/2019 - 22:04

“Prapaskena e fatit” vjen premierë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës në datë 1 dhe 2 qershor. Vepra që sjell në skenë aktorin e njohur Herion Mustafaraj përcjell jo vetëm pjesë komike, por dhe mesazhe për shoqërinë.

E shkruar prej vetë Mustafarajt në skenë “Prapaskena e Fatit” vjen si një komedi muzikore. Me regji të Endri Çelës e skenografi të Bledar Gërcalliut kjo shfaqje është një produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Aktori Herion Mustafaraj në një dalje publike për mediat në Durrës tha se mesazhi që përcjell pjesa e shkruar prej tij përmblidhet me pak fjalë: nuk ka dështak që provon.

“Kjo është një vepër, që si të thuash shpreh edhe dëshirën për të jetuar dhe provuar deri në çfarëdolloj moshe dhe profesioni, për të provuar një ëndërr që ke pasur dikur. Ajo nuk është e lehtë, është një ëndërr që ka qëndruar në sirtar dhe dikur do të dali, dhe atëherë njeriu do të ndjehet i plotësuar. Është një thënie që vjen dhe si mesazh i pjesës, nuk ka dështak që provon”,pohon aktori Mustafaraj.

Regjisori Endri Çela vlerëson bashkëpunimin me aktorin Herion Mustafaraj, që sipas tij edhe muzika është live në shfaqje.

“E shkruar prej tij është e bazuar në gjërat reale dh jo vetëm. Në qendër të veprës është xha Fati, personazh shqiptar i emigruar në Amerikë, i cili që në fëmijëri ka ëndërruar muzikën dhe të jetë artist, por shanset kanë qenë të pakta për tu bërë. Ai ka luftuar që ëndrrat e tij të jenë realitet, dhe ka kaluar shumë peripeci gjersa ai vendos të emigrojë në Amerikë. Muzika është e bazuar në pjesë të njohura, por tekstin e ka bërë vetë Herioni, dhe muzika luhet live në skenë. Në interpretim e sipër ai luan në piano, luan në kitarë, trompë dhe gjithçka live”.

Kjo është një vepër që tregon dhe atë se çfarë kanë kaluar shqiptarët dekada më parë, por dhe tani. Një shfaqje shumë e ngrohtë, me një fill tragjik brenda, por në thelb është komedi argëtuese muzikore, dhe janë gjëra të cilat vetë shqiptarët i kanë kaluar qoftë në vitet 90, por edhe tani. Ai i flet brezit të ri dhe të vjetër.

Komedia

Një teknik pianosh në moshë të thyer xha Fati, me origjinë shqiptare, vjen në prapaskenat e një teatri në Broadway të Neë York-ut, për të akorduar pianon, që ndodhet në dhomën e zhveshjes të një artisti me famë botërore. Xha Fati futet në jetën e këtij artisti nëpërmjet sendeve personale që ndodhen në këtë dhomë dhe shfaq talentin e tij të fshehtë tek spektatorët. Me mesazhin “Nuk ekziston një dështak që provon”, ai do të zgjojë ndjenjën e vlerësimit të sakrificave njerëzore në rrugëtimin e vështirë të emigracionit, respektin ndaj figurës së femrës, të moshuarve dhe të ruajtjes së kulturës e traditave në këtë shekull të ri. Mes dy botëve të ndryshme Shqipërisë dhe Amerikës, xha Fati gjen probleme të njëjta sociale e shoqërore. Xha Fati i inspiruar nga pasioni i tij i hershëm për t’u bërë artist, rinohet në skenë duke sfiduar jetën. Edhe më parë në skenën e teatrit Herion Mustafaraj është duartrokitur nga publiku, këtë herë ai vjen me një tjetër komedi, ku si autor dhe aktor në skenë përcjell mesazhin që nuk ka njeri dështak nëse provon.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Regjisori italian Franco Zeffirelli është ndarë nga jeta në moshën 96 vjeçare.

Hapësira nënujore e bregdetit shqiptar ka një trashëgimi kulturore nënujore shumë të pasur, e cila nëse do të dokumentohej, certifikohej

Violinisti i madh durrsak Florian Vlashi njofton në faqen e vet në FB se, së bashku me kompozitorin e shquar durrsak Haig Zacharian, do t

Qemal Vrioni është një figurë interesante intelektuale e Durrësit.

Një thesar me monedha argjendi i zbuluar në Durrës [në vitin 2006?].

Durrsaku Loer Kume është shpallur fituesi i madh i “Çmimit Kadare” për vitin 2019.

*Pas 18 vitesh punë, duke inventarizuar dhe restauruar mbi 6 ton terakota, monedha dhe enë qeramike të zbuluara në Durrës në

Mjeshtri i madh i skenës, një prej themeluesve të teatrit “Aleksandër Moisiu”, Lutfi Hoxha, ka mbushur 85 vjeç.