Në kohën që është raportuar për vdekjen e kompozitorit të madh shqiptar, Aleksandër Lalo, mijëra shikues po e ndiqnin atë “live” në programin e së dielës në TV Klan.

Disa minuta pasi lajmi u shfaq në media, Tv Klan ndërpreu transmetimin e emisionit, në shenjë respekti ndaj vdekjes së kompozitorit Lalo.

“Teleshikues të televizionit Klan, po ndërpresim rrjedhën normale të programacionit të spektaklit të cilin po e ndiqni, pas ndarjes në mënyrë të paritur pak minuta më parë nga jeta të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo. Në shenjë respekti, TV klan nuk do të vazhdojë mbrëmjen e sotme transmetimin e spektaklit, pjesë e të cilit ishte edhe Aleksandër Lalo nga java e parë”, tha Reis Çiço.

Spektakli ishte regjistruar dy ditë më parë.