Në një postim në Facebook, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, njofton se në Muzeun Arkeologjik është zhvilluar një koncert artistik.

Ky koncert është realizuar në prag të dy festave të rëndësishme të 7 dhe 8 Marsit dhe gjithashtu, si një prelud për pranverën që po troket.

POSTIMI 

Muzeu Arkeologjik i Durrësit u shndërrua gjatë mbrëmjes së djeshme në një skenë artistike. Një koncert i Orkestrës së Harqeve Tirana, me soliste violinisten Enxhi Sabahu dhuroi mjaft emocione, përmes interpretimIit të 4 koncerteve-“ 4 stinët “e Antonio Vivaldit. Koncerti u realizua në prag të dy festave të rëndësishme të Marsit, 7 dhe 8 Marsit dhe, gjithashtu, si një prelud për pranverën që po troket.