Koncerti instrumental i fëmijëve të Durrësit, artistja 8-vjeçare triumfon sërish (FOTO+VIDEO)

31/03/2018 - 11:35

Në ambientet e Klubit të Artit dhe Kulturës në Durrës është organizuar koncerti instrumental me fëmijë të moshave të ndryshme, ku fituese u shpall nxënësja e talentuar, Adea Xhili.

Një koncert i përgatitur nga mësuesja Enisa Terniqi, ku 7 fëmijë të avancuar në programin e pianos konkuruan mes tyre duke interpretuar pjesë të ndryshme solo.

Terniqi tregon për “DurrësLajm” se artistët e vegjël të cilët i përkasin grupmoshës nga 6 deri në 10 vjeç, përgatiten prej 3 muajsh për këtë koncert me një repertor që kërkon kohë më të gjatë që të realizohet.

E ftuar nderi në koncert ishte pedagogia dhe pianistia e njohur, Ilda Mema, e cila me gjykimin e saj profesionist, zgjodhi edhe fituesen e çmimit special.

Melisa Doçi, Sadina Hoxhallari, Bjordi Mehmeti, Adem Allushi, Adea Xhili, Kiara Mihani dhe Amarda Zela, u vlerësuan me çmime të ndryshme si: çmimi për interpretim me ndjenjë, çmimi për nivel të lartë interpretimi, çmimi për nivel të lartë teknik si dhe dy çmimet e veçanta, ai i publikut, ku të pranishmit në sallë zgjodhën përmes votës nxënësen Amarda Zelo me vetëm një votë diferencë nga nxënësja Adea Xhili.

Nga ana tjetër, Xhili arriti të rrëmbejë çmimin special të mbrëmjes, atë të interpretimit më të mirë të koncertit, e gjykuar nga pedagogia dhe pianistja Ilda Mema, si dhe çmimin e interpretimit në nivel të lartë nga mësuesja Enisa Terniqi.

Loja në piano e 8-vjeçares triumfuese së këtij koncerti, Adea Xhili, ishte një ndër gjërat e veçanta që i lanë përshtypje pianistes Mema. Sipas saj, vogëlushja Xhili, bëri një interpretim korrekt me ndjenjë dhe vështërsia e repertorit të cilin lunate ajo, kapërcente limitet e moshës së saj, duke qenë se ky ishte koncerti i dytë solo për nxënësen e talentuar.

Për mësuesen Enisa Terniqi, e ardhmja e Xhilit duket premtuese dhe e suksesshme në piano, pasi është hera e dytë që fiton çmime të rëndësishme në konkurse me nxënës të cilët luajnë prej kohësh në këtë instrument.

Fëmijët fitues të çmimeve fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në kompeticione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, tregon Terniqi. Ato do të performojnë në skenat e qyteteve si Shkodra, Saranda, Tirana etj, ndërsa për konkurset jashtë vendit, destinacionet konkrete të momentit janë Kosova dhe Italia.

G.D.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Regjisori dhe aktori i njohur italian Michele Placido në një intervistë ekskluzive për Fax News foli për çështjen e Teatrit Kombëtar, duk

Violinisti i njohur shqiptar, Jonian Ilias Kadesha, do të performojë sot në mbrëmje në Tiranë, për publikun kryeqytetas.

Aktori Edmond Halili vjen sërish këtë vit me një show për të gjithë qytetarët dhe grupmoshat në Durrës.

Një mesazh nga Durrësi “që përcjell një koncept të qartë për mbajtjen gjallë në vetëdijen e brezave të prejardhjes shqiptare, të përçuarj

"Pengu" i autorit Saimir Gongo për tre net me radhë, mori vëmendjen dhe duartrokitjet e publikut durrsak në skenën e teatrit “Aleksandër

Poeti Xhevahir Spahiu nuk i ka mbajtur lotët kur ka lexuar lajmërimin e vdekjes së shkrimtarit Fatos Arapi ngjitur pas një shtylle. 

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare shkrimtari i njohur Fatos Arapi.

Përpara ceremonisë vjetore të American Music Awards, abc NEWS ka lajmëruar se kush do jenë yjet që do prezantojnë eventin e madh muzikor.