Krishtlindje në Durrës, tradita që mbahet gjallë nga Ing. Llambi Huta

27/12/2018 - 21:47

Nga Gladiola Jorbus

“It’s the most wonderful time of the year…”. Krishtlindja është një nga festat më të dashura të fundvitit, e cila në vendin tonë përqafohet nga persona të të gjitha besimeve fetare. Në të gjitha shtetet ku festohet kjo ngjarje e madhe, qytetet janë të mbushura me drita të ngrohta që ndriçojnë rrugët, kurse sheshet kryesore hijeshohen nga bredhat e stolisur bukur.

Këto ditë më shumë se kurrë, duhet të hapim zemrën, të shembim muret e egoizmit dhe të ligësisë, duhet të tregohemi bujarë me ata më fatkeqët, e të jemi të prirur për më shumë vepra të mira, në mbrojtjen e dashurisë, të mirëkuptimit, të tolerancës dhe të dialogut, midis njëri-tjetrit në familje, shoqëri e më gjerë. Pikërisht në këtë konsiston i shumëpërfoluri “shpirt i Krishtlindjes”.

Në Durrës, ky shpirt frymëzon dhe mbahet gjallë nga njëra prej familjeve më të nderuara qytetare, siç është ajo e Llambi Hutës. Së bashku me njerëzit e afërm, me pjesëtarë të tjerë të fisit, krushqisë e miqësisë së tij, prej 25 vitesh ose një çerekshekulli, Llambi Huta ia del të organizojë festën e Krishtlindjes më të veçantë në Durrës. Mbështetur në traditat e vjetra durrsake, në kulturë e qytetari, Hutallarët janë njëra ndër familjet e rralla, që po mban gjallë frymën e respektit midis njerëzve, pa dallim feje, duke i bashkuar e solidarizuar me njëri-tjetrin.

Me inisiativën e vet, ajo përcjell aq bukur atmosferën e Krishtlindjes midis familjarëve, kushërinjve dhe miqve të ndryshëm të cilët ndihen si në shtëpinë e tyre, teksa këndojnë, vallëzojnë e dëfrejnë nën moton “Alegria, alegria” të përsëritur pareshtur prej vetë Llambit, kryepersonazhit të këtij eventi aq të këndshëm festiv.

Një ndër momentet më emocionuese është fillimi i festës, kur e gjithë familja e Llambit këndon këngën e vjetër të Krishtlindjes “Mirëmëngjes zonja zotërinj, një lajm gazmor pranoni, në këtë orë, në qetësi, lutemi na dëgjoni”…, tekstin e së cilës, e ruan me fanatizëm.

Llambi Huta ia del mbanë, që për çdo vit, të realizojë një festë të paharrueshme, e cila skalitet në memorien e të gjithëve; me këmbënguljen, energjinë e pashtershme, pozitivitetin, thjeshtësinë, improvizimet dhe gjallërinë  e tij.

Profil: Kush është Llambi Huta?

Llambi Mihal Huta, lindur në Durrës, më 02/02/1948 është bir i një familjeje qytetare dhe tregtare durrsake. Ka përfunduar studimet e larta në degën Inxhinieri Elektronike. Ai ka punuar në Kantierin Detar që më 1966 -tën. Në vitet 1992 – 1999 ka qenë drejtor në Kantierin Detar Durrës. Më 25 maj 1993, për herë të parë në Shqipërinë postkomuniste krijohet “Shoqëria e përbashkët” me Kantierin e  Remontove të Gdanskut në Poloni, me emrin “Kantieri Detar Durrës-Gdansk”, ku drejtor i përgjithshëm u përzgjodh sërish Llambi Huta.

Gjithashtu, ish-drejtori dhe inxhinieri i nderuar durrsak është dekoruar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Polonisë me ”Medaljen përkujtimore” të kësaj të fundit. Llambi Huta është martuar me zonjën Diamanta Nikolla Tati, bijë e një fisi të nderuar durrsak, me shumë pinjollë intelektualë në gjirin e tij. Të dy së bashku formojnë një çift model. Ata kanë një vajzë dhe një djalë, Jonidën e Mikelin. Prej disa vitesh janë bekuar dhe me një nip, Noelin, për të cilin ndihen shumë krenarë. Me dëshirën e mirë, që kjo traditë e ngjizur dhe e kultivuar me aq dashuri e fisnikëri nga Llambi, të trashëgohet e të përqafohet nga brezat pasardhës, urojmë që qytetaria durrsake të përcjellë sa më shumë shembuj të tillë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Regjisori italian Franco Zeffirelli është ndarë nga jeta në moshën 96 vjeçare.

Hapësira nënujore e bregdetit shqiptar ka një trashëgimi kulturore nënujore shumë të pasur, e cila nëse do të dokumentohej, certifikohej

Violinisti i madh durrsak Florian Vlashi njofton në faqen e vet në FB se, së bashku me kompozitorin e shquar durrsak Haig Zacharian, do t

Qemal Vrioni është një figurë interesante intelektuale e Durrësit.

Një thesar me monedha argjendi i zbuluar në Durrës [në vitin 2006?].

Durrsaku Loer Kume është shpallur fituesi i madh i “Çmimit Kadare” për vitin 2019.

*Pas 18 vitesh punë, duke inventarizuar dhe restauruar mbi 6 ton terakota, monedha dhe enë qeramike të zbuluara në Durrës në

Mjeshtri i madh i skenës, një prej themeluesve të teatrit “Aleksandër Moisiu”, Lutfi Hoxha, ka mbushur 85 vjeç.