Këngëtarja Jonida Maliqi rrëqethi të gjithë skenën e Tel Aviv me performancën e saj.

Ajo këndoi këngën "Ktheju Tokës" në gjuhën shqipe, ku të gjithë po e ndiqnin me vëmendje. Në përfundim të performancës pati reagime shumë pozitive nga publiku, të cilët e vlerësuan me duartrokitje dhe brohoritje.

Nuk mungoi falenderimi i këngëtares shqiptare Jonida Maliqi në gjuhën angleze, shqiptare dhe hebraishte.

Kjo është nata e dytë e Eurovision ku pas të gjitha performancave do jepet vlerësimi nga votat e jurisë dhe votimi i publikut nëse Shqipëria do arrijë në finalen e 18 majit. Shqipëria mban kodin #ALB dhe mund të votohet nga çdo njeri që ndodhet jashtë vendit.