Qytetarët dhe turistët që kanë bujtur në këtë stinë të nxehtë në Durrës për çdo mbrëmje kanë mundësinë që të ndjekin aktivvitete kulturore në ambiente të hapura.

Pothuajse çdo mbrëmje, grupe por dhe solistë vendas dhe të huaj, si dhe grupe kërcimtarësh apo akrobatë cirku japin shfaqje tek Sfinksi apo para pallatit të kulturës.

Bashkia Durrës dhe Qendra Kulturore “Aleksandër Moisiu” kanë organizuar një natë më parë një koncert krejt ndryshe dhe të veçantë.  

Ansambli nga Meksika "Arte y folklor Mexico" kanë dhënë një performance fantastike në sheshin “Liria”.

Me veshje dhe objekte karakteristike që prezantonin traditën e vendit të tyre, valltarët e këtij ansambli, përmes këngëve dhe valleve të ndryshme na bënë të ndjejmë e të prekim traditën dhe kulturën e këtij vendi kaq të larmishëm.

K.H.