Për të 19-n vit është mbajtur eventi “Miss dhe Mister Durrësi 2021”, ku janë përzgjedhur mbretëresha dhe mbreti i bukurisë durrsake.

Triumfues të këtij spektakli janë dy 16-vjeçarët; Kleisa Balliu, nxënëse e shkollës “Gjergj Kastrioti”, dhe Orgito Xhemollari, nxënës i shkollës jopublike “Rilindja”, të cilët fituan dy bursa nga UET dhe universiteti Internacional i Qipros.

Edhe këtë radhë, producentja e palodhur, Myzejen Konduri dhe stafi i saj kishin harmonizuar të gjithë komponentët e spektaklit falë edhe mbështetjes së bashkisë së qytetit, nën kujdesin e kryetares Emiriana Sako.

Juria e këtij spektakli kryesohej nga drejtoresha e ZVA Durrës, Jonida Matohiti, dirigjenti Ermir Dizdari, “Mjeshtër i Madh”, prof.dr. Ermir Nika përfaqësues i UET, stilistja Miranda Dedi, estetistja Nina Beqiri, Adrian Dedja, mjeshtër i fitnesit, Dr.Pneumologe Ornela Nuredini etj..

Krahas spektaklit që dhuruan konkurentët, në këtë event ishin të ftuar këngëtarë si Mateos Frroku, Aldo Bardhi, vajzat e violinës, Megi Lasku, grupi i valleve etj..

Fituesit e “Miss dhe Mister Durrësi” do të përfaqësojnë qytetin bregdetar në “Miss dhe Mister Turizmi”.