Lamtumirë Harallamb Boshku! Iku nga kjo jetë duke luajtur shah...(VIDEO)

05/03/2019 - 16:43

Janë mbajtur sot homazhet në nder të Harallamb Boshkut, një nga historikët e shahut, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë gjatë një gare në Prishtinë.

Në homazhet e mbajtura në hollin e teatrit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, nga ora 11:00 deri në 12:00, morën pjesë emra të njohura të sportit dhe autoritetet vendore, të cilët shprehën ngushëllimet familjaren për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Majlinda Piliçi, sekretare e Përgjithshme e Federatës shqiptare të Shahut tha se “është një ditë e dhimbshme për humbjen e një shahisti të FSHSH, klubit të Durrësit gjithashtu, dhe këtë dhimbje e shton më shumë fakti që ai u largua nga jeta duke luajtur shah në një turne ndërkombëtar. Shpreh ngushëllimet jo vetëm familjarëve por edhe komunitetit të shahut.”

Ndërsa mjeshtri ndërkombëtar i shahut, Fatos Muço tha se Boshku "ka qenë në elitën e shahut kombëtar shqiptar si dhe ka kontribuar në shahun ndërkombëtar."

Harallamb Boshku ishte njëri nga mjeshtrat me gjurmë të shkëlqyera në sportin e shahut dhe me kontribut të vazhdueshëm në stërvitjen e brezit të ri.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kartolinë italiane bardhezi. Kjo foto, që shitet në ebay, ka rëndësi dhe për historianët.

Paraditen e së premtes, në sallën e konferencave të UAMD-së, dramaturgu i ri dhe studenti Aldo Mustafa prezantoi veprën e tij të parë "Ko

Sot, në Muzeun Arkeologjik u zhvillua një takim dhe një orë mësimi me studentë të degës së historisë së UAMD, e drejtuar nga zoti Afrim H

Në Galerinë e Arteve Pamore "Nikolet Vasia" në Durrës mbahet e hapur këto ditë një ekspozitë me 20 punime në pikturë, të para viteve '90,

Në një postim në Facebook, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, njofton se në Muzeun Arkeologjik është zhvilluar një koncert a

Sot në hollin e teatrit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, do të mbahen homazhet në nder të Harallamb Boshkut, një nga historikët e shahut,

Shoqata “Gruaja e kohës dhe ekonomia” ka vlerësuar sot në një aktivitet të mbajtur 10 gratë më të suksesshme përgjatë një viti në Durrës.

Në ambientet e Galerisë së Arteve Pamore në Durrës u çel mbrëmjen e së mërkurës një ekspozitë mjaft e veçantë me piktura dhe punime dore

Festivali i dhjetë i “Maratonës Rinore” në Durrës është përmbyllur në finalen e 27 shkurtit të organizuar në pallatin e sportit “Ramazan

Në datat 25 dhe 26 shkurt janë organizuar gjysmëfinalet e "Maratonës Rinore," edicioni i 10-të ku marrin pjesë 16 shkolla publike dhe jo