Libër me kujtime për Hrushovin të 3 kundërshtarëve të tij: Dalles, Rokfeler dhe... Enver!

27/04/2019 - 21:43

Në Rusi botohet libri “Hrushovi. Reformatori në Kremlin”, autorë të tij janë politikanë të njohur të botës në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, shkruan shtëpia botuese e Moskës.

Ata janë Alen Dalles-i (Allen Dulles) ishte drejtor i CIA-s në vitet 1953-1961; Dejvid Rokfeler-i Ati (David Rockefeller Sr.) - një nga themeluesit e klubit të Bilderbergut, bankier i njohur amerikan, nipi i magnatit të naftës dhe miliarderit të parë Xhon Rokfeler (John Rockefeller); Enver Hoxha - politikan i njohur ballkanas, udhëheqës i Shqipërisë në vitet 1941-1985.

Të tre kanë lënë kujtime për N.S. Hrushovin - udhëheqës i Bashkimit Sovjetik në vitet 1953-1964. D. Rokefeleri dhe E. Hoxha janë takuar vazhdimisht me Hrushovin dhe kanë zhvilluar bisedime me të, A. Dallesi për shkak të detyrës ka siguruar proceset e negociatave midis Hrushovit dhe presidentëve amerikanë Ajzenhauer (Eisenhower) dhe Kenedi (Kennedy) gjithashtu ka drejtuar veprimtari spiunazhi kundër BRSS në kohën e Hrushovit.

Kujtimet e Dallesit, Rokefelerit dhe Enver Hoxhës krijojnë një imazh jo të njëtrajtshëm të udhëheqësit sovjetik, duke lejuar vështrimin mbi "reformatorin e Kremlinit" nga anë të ndryshme.

Th.M.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nuk është hera e parë që ndodhin gabime në numërimin e votave në Eurovision. Edhe këtë vit, kështu ka ndodhur.

Nxënsit e shkollave 9-vjeçare të qytetit të Durrësit kanë arritur një tjetër sukses në Olimpiadën e 24 të Matematikës që u zhvillua këtë

*30 vjet më parë: Formacioni i harqeve "Jan Kukuzeli" prezantohej me "Stinët" e Vivaldit

Trajnimi “Teknikat tradicionale në ndërtim” vjen tashmë edhe në Durrës!

Holanda fitoi festivalin Eurovision 2019, ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e 18-të.

Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi ka performuar e dyta këtë të shtunë në natën finale të Eurovision.

Jonida Maliqi ka përfunduar me sukses performancën në Tel Aviv dhe është kualifikuar në finalen e Eurovision 2019.

Këngëtarja Jonida Maliqi rrëqethi të gjithë skenën e Tel Aviv me performancën e saj.