Luiza Xhuvani merr vendimin e madh pas vdekjes së bashkëshortit

24/10/2019 - 18:20

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Luiza Xhuvani, ka marrë vendimin e madh për t’u rikthyer sërish në skenë, pak muaj pas humbjes së njeriut të saj të shtrenjtë, bashkëshortit, Gjergj Xhuvani. Luiza Xhuvani do të vijë në skenë, në një mbrëmje poetike. Me partnerin e saj skenik, Ndriçim Xhepën, Xhuvani do t’i dhurojë sërish emocione publikut.

“Mbrëmë i pëshpërita një ylli” është vepra e përzgjedhur nga aktori i ri, Kristian Koroveshi, që bën bashkë dy mjeshtrat e skenës, Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa.

Njoftimi i plotë:

Aktori Kristian Koroveshi me “Mbrëmë i pëshpërita një ylli” ngjit në skenë Luiza Xhuvani dhe Ndricim Xhepa. Të enjten në datën 7 nëntor 2019, në orën 19:00 publiku kryeqytetas do të shijojë interpretimin e dy mjeshtrave të skenës, Luiza Xhuvani e Ndriçim Xhepa dhe aktorit të ri më të mirë i vlerësuar me këtë çmim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, Kristian Koroveshi.

Lirika e dashurisë së Rumit, mishëron njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës, vjen në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Tre aktorët e skenës shqiptare premtojnë emocione të papërsëritshme në këtë natë të teatrit të poemës dramatike. Ju ftojmë në një darkë për dashurinë, dialog poetik për jetën dhe një rrëfim i shpirtit.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rivendoset kapaku i ri prej xhami në pusin shekullor te sheshi “Liria” në Durrës.

“Krom dhe luledele” është një roman i cilësuar si himn për të rinjtë e pas viteve 1990.

Prej mëse një viti në protestë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, aktori i njohur Neritan Liçaj, shprehet besimplotë se godi

Jeta kulturore në Durrës nisi në muajin nëntor me një shfaqje që u prit mjaft mirë nga publiku, saqë do të vijë edhe këtë fundjavë për pu

Pasditen e së enjtes, në orën 18.00, në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës do të shfaqet filmi dokumentar “Rikthim në Lajpcig

Diana Ziu dhe bashkëshorti i saj, artisti Vangjel Toçe nuk i kanë kursyer fjalët dhe kritikat kundrejt mënyrës se si Vera Grabocka po tra

Është ndarë nga jeta aktori i teatrit të Durrësit, Josif Koci.

100 artistë nga 60 shtete kanë sjellë krijimet e tyre në një ekspozitë “Vetëpeizazh” në galerinë e arteve “Nikolet Vasia” në Durrës.

Komedia "Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas!" është pritur mjaft mirë në Durrës.

Një fundjavë plot të qeshura premtohet në Durrës pasi në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” do të vihet komedia “Nuk dëgjoj, nuk shikoj