Medi Ramohito sjell në shqip librat e Jani Lufit (VIDEO)

Postuar: 11/08/2017 - 14:36

Medi Ramohito një prej ish- ushtarakëve të njohur në Durrës dhe më gjerë ka ardhur para publikut me dy përkthime të rëndësishme. Ish-gjenerali i ushtrisë ka sjellë në shqip veprat e shkruara në rusisht nga miku i tij i rinisë Jani Lufi.

“Skënderbeu” dhe librat autobiografikë dhe historikë,  mbi jetën e veprën e Petrit Dumes dhe Pirros së Epirit kanë ardhur për publikun të përkthyera me shumë mjeshtëri nga Ramohito, i cili thotë se veprat e shkruara nga miku i tij i rinisë në gjuhën ruse, sjellin fakte shumë të rëndësishme e të panjohura për publikun. Një nga këto libra për të cilin ai ka studiuar në arkivat ruse  është libri “Skënderbeu”, i ndjekur nga libri mbi Petrit Dumen, si dhe Pirron e Epirit.  Autori ka punuar mbi burime të reja arkivore të panjohura më parë. Medi Ramohito ka punuar për muaj me radhë për të përkthyer nga gjuha ruse veprat e Gjeneral Majorit të ish- ushtrisë sovjektike Jani Lufi.

Jani Lufi dhe Medi Ramohito përfunduan së bashku shkollën për ushtarakë në Rusi, por Ramohito u kthye në vend ku shërbeu në ushtrinë shqiptare derisa u kosideruan “armiq” të pushtetit popullor dhe familja e tij u përndoq nga sistemi komunist.  

E kundërta ndodhi me Jani Lufin i cili qëndroi në Rusi ku edhe bëri karrierën e tij si ushtark i lartë dhe mori gradat e larta në ushtri. Jani Lufi shkroi libra në rusisht që populli rus të njihte vendin e tij të vogël në gadishullin Ballkanik, ndërsa po me aq zell punoi edhe në përkthimin e librave nga shqipja në rusisht. Edhe pse në moshë të thyer Ramohito iu kthye librave të mikut të tij të rinisë duke përkthyer në gjuhën amtare të autorit.

Shkrimtari Shpendi Topollaj thotë se Jani Lufi na ka dhënë një përfaqësues tipik të vlerave të larta të popullit tonë dhe se për këtë i jemi mirënjohës.

Oficeri madhor Jani Lufi, ka qënë partizan dhe ushtarak në Shqipëri dhe pas qëndrimit në ish- Bashkimin Sovjetik ai arriti deri në majë të hierarkisë ushtarake të superfuqisë së asaj periudhe. Ai ka botuar edhe një libër kohët e fundit mbi Luftën e Dytë Botërore “Në gjurmët e fitores së madhe”.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli ka sqaruar reagimin e tij ndaj artistit të njohur Mirush Kabashi, pas qëndrimit që ky i fundit sh

   Në qytetin e Durrësit është organizuar festivali “Pranvera poetike durrsake”.

Të bashkuar për një qëllim të vetëm, për t’iu ardhur në ndihmë sa më shumë fëmijëve në nevojë.

Aktori i njohur Laert Vasili në takimin me artistët teksa diskutohej fati i Teatrit Kombëtar zgjodhi të flasë me ironi dhe fjalë therëse.

Në sallën e Teatrit të Qendrës Kulturore të Fëmijeve në Durrës, është zhvilluar konkursi i zërave të rinj i titulluar "Unë Këndoj".

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, dhuroi mbrëmjen e kaluar emocione të paharrueshme për mijëra shqiptarë, të cilët ki

Sikurse pritet prej kaq kohësh, Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tira