Ministria e Kulturës anashkalon Durrësin për vendndodhjet arkeologjike

13/02/2020 - 19:09

Gazetari i njohur Thanas Mustaqi, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar për atë që ai e konsideron si shpërfillje të Durrësit nga Ministria e Kulturës. Mustaqi e cilëson të pafalshme gafën e ministrisë që në një kolazh të "Siteve të Trashëgimisë Kulturore" nuk ka përfshirë asnjë nga vendndodhjet e kësaj trashëgimie në qytetin 3000-vjeçar. 

"Titullarja e ministrisë duhet ta ndreqë këtë gafë, por edhe duke ndëshkuar vartësit dhe dikasteri të kërkojë ndjesë publike."- shkruan ndër të tjera Mustaqi.

Postimi i gazetarit Thanas Mustaqi:

Në një kolazh apo "polifoto" me titull “Sitet [më shqip: vendndodhjet] e Trashëgimisë Kulturore” [shih poshtë] Ministria e Kulturës shpërfill Durrësin, duke mospasqyruar asgjë. Kjo është e pafalshme. Unë nuk mund të spekuloj pse ka ndodhur kjo: nga padituria, mediokriteti, pakujdesia, paaftësia apo nga keqdashja dhe zilia. Titullarja e ministrisë duhet ta ndreqë këtë gafë, por edhe duke ndëshkuar vartësit dhe dikasteri të kërkojë ndjesë publike.

Durrësi ka vendndodhje arkeologjike sa gjithe qytetet e tjera:

Amfiteatri Antik, Muret Rrethuese, Forumi Bizantin / Sheshtregu, Bazilika e Arapajt, Kalaja e Skenderbeut në Rodon, Muzeu Kombëtar Arkeologjik, Muzeu Etnografik dhe Aleksandër Moisut, Termet / Banjat romake, Hamami Mesjetar, Pusi i Top Hanes, Cisterna Mesjetare, muret e Porto Romanos, Torra Veneciane etj. etj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndarë nga jeta profesor Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së

Gjovalin Lazri, mjeshtër i madh i violonçelit, është shuar ditën e sotme. Lazri është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. 

Një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë, rreth shek. XV-XII para Erës Sonë është zbuluar në Himarë.

Zyra Vendore Arsimore Durrës në bashkëpunim me Aleancën Franceze Durrës dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve kanë organizuar konkursin "Pran

Përditshmëria e saj është një frymëzim i madh për të.

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se kanë nisur sot (1 korrik) përgatitjet për

Një grup artistësh durrsakë kanë hapur këto ditë një ekspozitë të përbashkët në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia”.

Ndahet nga jeta "Mjeshtri i valles popullore", Besim Zekthi. Zekthi është ndarë sot nga jeta ditën e sotme, në moshën 84-vjeçare, pas një

Flamur Bala, është një djalë i ri nga Durrësi, që jeta e ka vënë përpara disa vështirësive të forta, por ai e ka gjetur dritën në shpirti