Mirush Kabashi rrëfen dramën profesionale për shkak të biografisë

Postuar: 10/10/2017 - 19:55

   Aktori Mirush Kabashi ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.

Kabashi rrëfeu fillimet, teksa tha se pas 4 vitesh në aktrim për shkak të diktaturës së asaj kohe është detyruar të punojë në ndërmarrjen e hekurudhave. Sipas Kabashit, shkak ishin problemet biografike, pasi babai i tij dhe një dajë kishin mbaruar shkollën amerikane dhe konsideroheshin si spiunë. Por, pas rreth dy vitesh punë në hekurudhë, Kabashi iu rikthye sërish aktrimit.

“Im atë kishte shumë dëshirë t’i shkollonte fëmijët e tij, por dy vëllezërit e mi më të mëdhenj ishin në shkollë dhe regjimi i asaj kohe nuk lejonte më shumë se dy fëmijë me arsim, ndaj edhe konkurova në Akademinë e Arteve. Mua më pëlqente shumë aktrimi dhe fillova. Përpara viteve 90 ne nuk njihnim vetveten, pas prishjes së sistemit artistët morën përgjegjësinë për të qenë zëdhënës të popullit. Pas 4 vitesh, pasi punova si aktor detyrohem të punoj në ndërmarrjen e hekurudhave për shkak të problemeve biografike. Im atë dhe një nga dajat kishin mbaruar shkollën amerikane dhe konsideroheshin si spiunë. Drama të tilla nuk do t’ia uroja askujt. Unë nuk kisha bërë asgjë, isha në kulmin e ëndrrave, ishte trishtim i madh”, tha Kabashi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli ka sqaruar reagimin e tij ndaj artistit të njohur Mirush Kabashi, pas qëndrimit që ky i fundit sh

   Në qytetin e Durrësit është organizuar festivali “Pranvera poetike durrsake”.

Të bashkuar për një qëllim të vetëm, për t’iu ardhur në ndihmë sa më shumë fëmijëve në nevojë.

Aktori i njohur Laert Vasili në takimin me artistët teksa diskutohej fati i Teatrit Kombëtar zgjodhi të flasë me ironi dhe fjalë therëse.

Në sallën e Teatrit të Qendrës Kulturore të Fëmijeve në Durrës, është zhvilluar konkursi i zërave të rinj i titulluar "Unë Këndoj".

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, dhuroi mbrëmjen e kaluar emocione të paharrueshme për mijëra shqiptarë, të cilët ki

Sikurse pritet prej kaq kohësh, Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tira