Aktori i njohur i humorit, Muharrem Hoxha feston sot 70-vjetorin e lindjes.

Hoxha lindi në qytetin e Durrësit më 5 nëntor 1950 dhe për shumë vite ishte aktor në estradën e qytetit bregdetar. 

Disa nga filmat dhe pjesët teatrale të luajtura nga Hoxha: ”Para nga qielli”- 2009, “Tirana, viti zero”- 2001, “ Borxhliu”- 1998, “Dashuri në krisma”- 1997 , “Gjithë fajet i ka paraja”- 1996 , “Fundi i marrëzisë”- 1995, “Pak freskët sonte” -1994, “Zëvendësi i grave”- 1987.

Ndër shumë çmime të tjera, Muharrem Hoxha është nderuar nga ish-Presidenti Bujar Nishani me titullin “Mjeshër i Madh” më 6 nëntor 2015. Aktualisht, është nga protagonistët më popullor të humorit e të satirës në vend.